"Pse nuk jam krenar për Majlinda Kelmendin, madje e përçmoj atë"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:54 08-08-2016

Kastriot Myftaraj

Jo për faktin se braktisi përfaqësimin e Shqipërisë, vendin e origjinës së të parëve të saj, për të përfaqësuar Kosovën. Kjo ishte zgjedhje e saj.

Unë nuk jam krenar për arritjen e saj, për një arsye tjetër.

Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në emër të flamurit me gjashtë yje të Kosovës, që përfaqësojnë secili një prej etnive të Kosovës.

Nëse dje medaljen e artë olimpike do ta kishte fituar cilido prej përfaqësuesve të etnive të tjera të Kosovës, ai do të kishte ekspozuar edhe flamurin kombëtar përkatës përveç flamurit shtetëror të Kosovës.

Jo si flamur të një shteti tjetër, Shqipërisë, por si flamur të etnisë së cilës i përket sportisti në Kosovë.

Sepse përdorimi i simboleve kombëtare të etnive përkatëse është një e drejtë kushtetuese në Kosovë.

Me sa duket paska një rregull të pashkruar që këtë të drejtë nuk duhet ta ushtrojnë vetëm shqiptarët, nga të gjitha etnitë e Kosovës.

Majlinda Kelmendi nuk respektoi shqiptarët e Kosovës, jo Shqipërinë.

Majlinda Kelmendi ka detyrim të thotë se kush e urdhëroi që të sillej kështu para nisjes, nga qeveritarët kosovarë.

Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit janë gëzuar shumë ata që mbrojnë idenë e krijimit të kombit Kosovar.

Për medaljen e artë të Majlinda Kelmendit janë gëzuar shumë ata që bëjnë dallimin mes Shqipërisë shtetërore dhe hapësirës shqipfolëse përtej kufijve ku bën pjesë edhe Kosova.

“Shqipfolës” domethënë joshqiptar që flet shqip.

Pse je duke nxitur përçarje ndërshqiptare më thonë disa?

Përçarjen me “p” të madhe e nxiti Majlinda Kelmendi, me urdhër të atyre që i di ajo.

Këtë e kupton çdo njeri që lexon Kushtetutën e Kosovës.

Rasti i Majlinda Kelmendit tregon se Kushtetuta e Kosovës vlen për të gjitha etnitë, përveç shqiptarëve.

Të jesh krenar për Majlinda Kelmendin si shqiptar? Një rom i Kosovës në vend të saj do të kishte ekspozuar me krenari edhe flamurin me rrotë të romëve. Majlinda Kelmendi nuk tregoi as dinjitetin e bashkështetasve të saj romë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023927927017212
array(1) { ["section"]=> string(67) "pse-nuk-jam-krenar-per-majlinda-kelmendin-madje-e-percmoj-ate-49100" }