Pse Olta Gixhari mbështet Grida Dumën?

Publikuar tek: politike, më 08:06 18-04-2015 Pse Olta Gixhari mbështet Grida Dumën? Olta Gixhari

Olta Gixhari ka publikuar së fundmi një status ku shfaqte mbështetjen e saj për Grida Dumën në Bashkinë e Durrësit sepse për të nuk ka lidhje se është e djathtë sepse sipas Gixharit nuk ka të bëjë me bindjet politike.

‘’E preferoj si politikane, e kam ndjekur nonstop në daljen dhe aktivitetin e saj publik. Energjia që ka dhe transmeton, dëshira për të bërë gjëra të bukura më pëlqen. Është kjo arsyeja pse unë e mbështes në këtë garë për Bashkinë e Durrësit’’, tregon Gixhari për gazetën ‘’Panorama’’, duke shtuar se nuk e ka mikeshë Dumën.

Sipas Gixharit, mbështetja për Gridën është për atë që përfaqëson ajo, kudo të ishte. ‘’Ajo është durrsakja ime, është yll e bukur, si të gjitha ne, vajzat e Durrësit, pasi kemi pasur fatin të rritemi pranë detit dhe jodit’’, rrëfen Gixhari.

‘’Unë jam artiste, shpirt i lirë dhe mendimet apo simpatitë e mia mund t’i shpreh kur i ndiej dhe për kë të dua. Askush s’mund të më paragjykojë apo të më ndalojë për këtë’’, saktëson Olta Gixhari.

gridadumazyre

Grida Duma, kandidatja e PD-së për Bashkinë e Durrësit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima-Ristanit: Ishe i dehur në këshill, turpërove fshatin. Ristani:Në fshat kishte një rregull, jo krushqi me Kokëdhimat
Basha: Grida Duma për Durrësin, intelektuale e kalibrit evropian dhe administratore e sprovuar »
Article Logic
Execution time: 0.026232004165649
array(1) { ["section"]=> string(42) "pse-olta-gixhari-mbeshtet-grida-dumen-9075" }