Pse po e sulmojnë Arta Markun, 'pashallarët e komanduar' të Llallës...

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:41 09-01-2018 Pse po e sulmojnë Arta Markun, 'pashallarët e komanduar' të Llallës...

Nga Artan Hoxha

Kryeprokurorja e re e përkohshme Arta Marku, po sulmohet sot nga kolegë të saj, vartës, media, për shkak të disa lëvizjeve brenda organit të akuzës. Media të caktuara qëllimisht po disinformojnë se Marku po "shkarkon", apo po "transferon" drejtues të prokurorive në qytetet kryesore të vendit për shkak të çeshtjeve të rëndësishme që ata kanë në duar.

Por në fakt si qëndron e vërteta?!!!

Kryeprokurorja e re Arta Marku po vendos në shina organin e akuzës për shkak të shkeljeve ligjore që kishte bërë para ardhesi i saj Adriatik Llalla. Po çfarë kishte bërë Llalla?!

Për të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë dhe hetimin në gjithë territorin, Llalla komandoi në krye të prokurorive kryesore prokurorë të besuar të tij nga Tirana. Praktikisht për më shumë se dy vite, prokuroritë kryesore janë drejtuar nga shefa të komanduar nga Llalla, por që njëkohësisht ishin të emëruar pranë prokurorisë së përgjithshme. Ky grup "komando" prokurorësh të besuar të Llallës, ishin syri dhe veshi i deleguar i tij, në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, etj.

Por çfarë parashikon ligji për organizimin e prokurorisë i ndryshuar së fundi për shkak të reformës në drejtësi?

Sipas nenit 25 të këtij ligji, në kapitullin Komandimi, shkruhet qartë se prokurori i përgjithshëm mund të komandojë një prokuror rrethi:

a)-jo më shumë se 4 muaj në vit,....

Ky afat mund të zgjatet deri në 8 muaj, nëse prokurori i komanduar jep pëlqimin;

Llalla duke përdorur këtë dispozitë të ligjit vendosi të komandojë në krye të prokurorive kryesore njerëzit e besuar të tij, duke shmangur këshillin e prokurorisë, dhe i mbajti ata të komanduar pa afat në shkelje të ligjit me vite të tëra. Për këtë shkak prokuroritë kryesore të vendit kanë me vite që drejtohen nga prokurorë të komanduar, kur ata mund të qëndronin vetëm 8 muaj në vit në një pozicion të tillë.

Prokurorja e re, Marku, ka vendosur ta ndalojë këtë paligjshmëri "drejtuesish të komanduar", duke i kthyer të besuarit e Llallës, aty ku kanë emërimin zyrtar, pranë prokurorisë së përgjithshme. Asnjë prej prokuroreve të komanduar nuk është shkarkuar nga detyra, ata thjeshtë janë larguar nga "komandimi" dhe janë kthyer në detyrë aty ku kanë emërimin...

Nuk e njoh kryeprokuroren Marku, as e kam takuar kurrë më parë, por padyshim gjykoj se duhet mbështetur në atë që po bën. Llalla e kishte thartuar shumë prokurorinë, aq sa ditën që u largua, në deklaratën zyrtare të ambasadës Amerikane thuhej qartë: "U largua prokurori që nuk hetonte politikanët"....

Prandaj prokurorë të ish-komanduar, para se ta padisni në gjykatë ndërprerjen e komandimit nga Marku, duhet të padisni Llallën qe u ka mbajtur të komanduar më shumë nga sa e parashikon ligji...

swfwef2wgf3g3g.jpg

Më shumë në këtë kategori: « Klani “Pronto” në ndihmë të sektit “Coca cola zero”
»
Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824
array(1) { ["section"]=> string(71) "pse-po-e-sulmojne-arta-markun-pashallaret-e-komanduar-te-llalles-106011" }