Në vetëm 3 muaj kanë gjetur vdekjen tre aktore të filmave pornografike në Amerikë.
Rasti i fundit ishte i 20-vjeçares Olivia Nova, e njohur si Alexis Rose Forte, e cila u gjet e pajetë në apartamentin e saj. Në SHBA janë ngritur polemika të shumta për shkak të shtimit të rasteve. Shumica kanë fajësuar rrjetet sociale dhe fenomenin e bullizmit.
Pornostarja Valentina Nappi për Haffington Post u shpreh se në rrjetet sociale aktoret e filmave porno paragjykohen shumë dhe kjo i çon në veprimin drastik.