'Pse s'ke ardhur?' Emocionohet Nexhmije Pagarusha, fjalë malli për Aurela Gaçen

Publikuar tek: kulture-art, më 13:21 07-05-2018 'Pse s'ke ardhur?' Emocionohet Nexhmije Pagarusha, fjalë malli për Aurela Gaçen Nexhmije Pagarusha dhe Aurela Gaçe

Artistja e madhe Nexhmije Pagarusha feston sot 85-vjetorin e saj, e në nderim të saj, u organizua një aktivitet në ambientet e Akademisë së Arteve në Tiranë.

“Mbretëresha” e këngës shqiptare, zgjodhi që këtë përvjetor të lindjes së saj, ta festojë në Shqipëri. Sallë e mbushur me artistë e figura të shquara, duartrokitje, emocione, urime dhe këngë, kështu e festoi Tirana ditëlindjen e artistes së madhe.

Nexhmije Pagarusha, e mallëngjyer nga pritja dhe organizimi, tregoi gjithë dashurinë që ka për Shqipërinë dhe për emocionet që publiku i ka dhënë ndër vite, e ndërkohë një figurë e shquar e muzikës shqiptare i kishte munguar bareshës së muzikës, dhe bëhet fjalë pikërisht për artisten Aurela Gaçe.

E lumtur që e kishte pranë, Nexhmija Pagarusha: "Ku ke humbur? Përse nuk ke ardhur?" E sakaq, këngëtarja e lumtur që e ritakoi artisten përsëri, shprehet: "Me fat qe isha aty, te merrja emocionin e saj".

31942774_10157233851773765_5087568442068828160_n.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me vajzën nga Peruja që do i bjerë rreth e rrotull Shqipërisë
Ndrenika për Teatrin: Tokën duan ta zënë nja 3-4 biznesmenë. Projekti aktual s'vlen as për teatër të Lezhës »
Article Logic
Execution time: 0.023430824279785
array(1) { ["section"]=> string(82) "pse-s-ke-ardhur-emocionohet-nexhmije-pagarusha-fjale-malli-per-aurela-gacen-119803" }