Pse tha “bir kurve”, Saimir Tahiri i përgjigjet Edi Ramës: Kam punuar me të por do thosha nuk do ta përdorja si shprehje

Publikuar tek: barometri, më 07:35 21-04-2018 Pse tha “bir kurve”, Saimir Tahiri i përgjigjet Edi Ramës: Kam punuar me të por do thosha nuk do ta përdorja si shprehje

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka shpjeguar edhe njëherë domethëinen e shprehjes së famshme “s’ka bir kurve që më ndalon në rrugën për drejtësi”.

Tahiri ka thënë se shprehja nuk është as kopjim i shprehjes të 15 viteve më parë përdorur nga Edi Rama kur ishte kyetar Bashkie, dhe nuk ka asnjë mesazh të koduar si kërcënim apo shantazh ndaj dikujt.

Tahiri i është përgjigjur edhe deklaratës së Ramës, i cili tha dje në një emision televiziv se “nuk habitet nëse e kopjojnë ata që rriten nën hijen e tij”, duke thënë se vetë Tahiri do preferonte të përdorte shprehjen “jemi rritur nën të njëjtin diell”.

Deklara e Tahirit:

Më shumë sesa ta veshim këtë me një kostum që nuk i rri, me një mister që pale çfarë po ndodh. Për mua është fare e thjeshtë, për dy momente, për dy shprehje që i kam përdorur, as kam kopjuar njeri, është të shprehë më mirë veten time dhe kjo as që ka lidhje me shantazhin dhe kërcënimin.

E para sepse as nuk është në mënyrën time të kërcënoj njeri. Kjo nuk ka lidhje me zgjedhjen e shprehjeve të atij... Me këtë shprehjen e dytë më keni kthyer 15 më përpara, është e pamundur për mua...

Po mund të kishta thënë “s’ka njeri të rrahur me vaj e me uthull që të më pengojë”, ti do thoshe ai i rrahur me vaj e uthull është bir kurve...

Unë kam punuar me të, unë nuk do ta përdorja si shprehje. Por padyshim që kam punuar me të dhe kemi bërë gjëra të mira, por unë do thosha jemi rritur nën të njëjtin diell.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.22773218154907
array(1) { ["section"]=> string(123) "pse-tha-bir-kurve-saimir-tahiri-i-pergjigjet-edi-rames-kam-punuar-me-te-por-do-thosha-nuk-do-ta-perdorja-si-shprehje-117707" }