Pse vendet perëndimore po subvencionojnë Rusinë?

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:41 13-02-2015 Pse vendet perëndimore po subvencionojnë Rusinë?

Një lajm i mirë për Ukrainën ka qenë armëpushimi i nënshkruar në Minsk e gjithashtu njoftimi i njëkohshëm i 40 miliardë dollarë për shpëtimin e ekonomisë së vendit, është po aq i rëndësishëm.

Gadishmëria e Perëndimit për të zgjeruar mbështetjen financiare ndaj Ukrainës, është bërë një test vendimtar i forcës në marrëdhënie me Rusinë. Edhe pse ekonomitë e të dyja vendeve kanë gjasa të tkurren gjatë 2015-ës, por rezervat e Ukrainës nuk mund të zgjatin gjatë pa ndihmë nga jashtë.

E çfarëdo problem që Vladimir Putin mund të ketë si pasojë e sanksioneve, ai arsyeton se vendosmëria e Perëndimit do të thyhet e para kur kostoja e plotë e mbështetjes ndaj Ukrainës do të bëhet e dukshme.

Strategjia e perëndimit mendohet të stabilizojë ekonominë e Ukrainës dhe të rrisë çminim që Rusia paguan ndaj agresionit.

Megjithatë, në një rast të paktën, politika Perëndimore po pëson efektin e kundërt.

Marrëveshja problematike e gazit.

Tetorin e kaluar, Europa ndërmjetësoi një marrëveshje për të rivendosur furnizimin me gaz rus në Ukrainë, duke e detyruar atë të paguajë një borxh historik prej  3 miliardë dollarësh dhe të paguajë paraprakisht për furnizimin e mëtejshëm. Marrëveshja që sipas David Clark, funksionon si një subvencion i tërthortë nga taksapaguesit perëndimor për rusinë. Pagesa e madhe vjen nga buxheti i Ukrainës e cila është duke u financuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, SHBA dhe bashkimi Europian. Marrëveshja mund të arsyetohej se nuk kishte rrugë tjetër për të përmbushur nevojat e Ukrainës gjatë dimrit, por nuk është ky rasti.

Të gjitha kërkesat e Ukrainës mund të ishin plotësuar duke kthyer rrjedhën e furnizimit me gaz nga vendet perëndimore në drejtim të saj. Mjetet teknike për ta bërë këtë ekzistojnë. Tubacionet ndërmjet Sllovakisë dhe Ukrainës kanë kapacitet të transportojnë 100 miliardë metër kub gaz në cdo drejtim, dy herë kapacitet më shumë se konsumi i Ukrainës vitin e kaluar.

Por Gazprom ka rezervuar 80% të atij gazi edhe pse po përdor 50%-55% për furnizimin me gaz të europës. Pjesa tjetër e gazit qëndron e papërdorshme edhe pse ekziston një ligj anti-monopol që detyron ofrimin e kësaj pjese te vendet në nevojë. Europa është nervoze ndaj një kërcënimi të Putinit për të reduktuar furnizimin për vendet që mundësojnë gaz për Ukrainën.

E megjithatë tregu i integruar europian përsëri e bën të pamundur ndërprerjen e furnizimit me gaz për vende individuale e Rusia nuk mund ta përballojë ndërprerjen për të gjithë europën njëkohësisht, kështu që kërcënimi është i rremë. Rusia kërcënon sërisht të ndalojë uljen e çmimit të gazit dhe të fillojë një rritje të çmimit në fillim të muajit Prill,, e me shumë gjasa do të kërkojë një pjesë të borxhit prej 2.4 miliardë dollarë.

Por një shumë e konsiderueshme nga 17.5 miliardë dollarë nga paketa e kredisë për Ukrainën nga FMN, BE dhe SHBA, mund të përfundojë në Rusi. Nuk është çudi pse Putin e sheh Europën si të dobët dhe është i gatshëm për ti dhënë Gazpromit mundësinë të mos përfshihet në ligjet e BE dhe ti mohojë vendeve europiane mundësinë të furizojnë me gaz Ukrainën, të gjitha këto për të mos lejuar tronditjen e Rusisë.

David Clark është i mendimit se Europa duhet të bëjë përpjekje për integrimin e Ukrainës në një treg më të gjerë europian të energjisë duke zbatuar rregullat e veta të konkurencës. Sipas tij Ukraina mund të jepte një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e energjisë europiane.

Ajo ka kapacitetet më të mëdha të ruajtjes së rezervave në kontinent, e cila mund të përdoret për të ndërtuar një rezervë strategjike gazi dhe mund të sigurojë rrugët e kalimit tranzit në vende si Bullgaria dhe Rumania, që ende varen nga Rusia. Clark shprehet për “CnnMoney”, se Putin duket se ka një vlerësim më të mirë të asaj çka mund të përbëjë rrezik sesa homologët e tij europianë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024096965789795
array(1) { ["section"]=> string(52) "pse-vendet-perendimore-po-subvencionojne-rusine-3266" }