PSG dhe Benfika në çerekfinale, Chelsea jashtë Champions League

Publikuar tek: sport, më 23:32 09-03-2016 PSG dhe Benfika në çerekfinale, Chelsea jashtë Champions League

Në 3 sezonet e fundit Çelsi e PSG janë ndeshur çdo vit në fazat finale në Ligën e Kampioneve dhe duket se tashmë PSG është shumë superior.

Vetëm në vitin 2014 Çelsi u kualifikua falë golin në fushë kundërshtare, ndërsa vjet kaloi PSG dhe sivjet ndodhi e njëjta gjë, shkruan Sportal.

Francezët janë kandidatë seriozë për t’i shkuar deri në fund Ligës së Kampioneve dhe e treguan qartë këtë tur, sepse pas fitores 2-1 në vajtje, sot fituan edhe në Londër, një sukses 2-1 që tregon qartë forcën e kampionëve të Francës.

Që në fillim PSG dominoi dhe gjeti golin e merituar me mesfushorin Rabio, shërbyer bukur nga Zlatan Ibrahimoviç.

Me kalimin e minutave Çelsi e ekuilibroi lojën dhe në minutën e 27-të Diego Kosta gjeti golin e barazimit, shërbyer nga braziliani Uillian, ndër më të mirët për “Blutë”.

Fundi i pjesës së parë ishte i tëri për anglezët dhe PSG shpëtoi me fat nga goli i dytë, ndërkohë që edhe në pjesën e dytë Çelsi e nisi fuqishëm.

Megjithatë, në minutën e 60-të Diego Kosta u dëmtua dhe u detyrua të braktiste fushën, një goditje e rëndë për Çelsin, që në minutën e 67-të kapitulloi, kur Di Maria avancoi fuqishëm në krah dhe gjeti të lirë në zonë Ibran, i cili nuk gaboi.

Ishte goditja fatale, sepse më pas Çelsi u dorëzua, duke humbur për dëmtim edhe mesfushorin Hazard.

PSG avancon dhe ëndërron, Çelsi kthehet në shtëpi dhe duhet të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm.


Benfika është çerekfinalistja e rradhës në Ligën e Kampioneve pas suksesit në Rusi 2-1 përballë Zenit të Shën Petërburgut.

Kështu luzitanët kanë arritur të fitojnë dhe takimin e dyatë në Rusi pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë në Liabonë.

Dëshira e rusëve për të shkruar historinë ka qenë si duket më e dobët se përvoja e Benfikës, që edhe pse ka vuajtur në fund ka ditur të kualifikohet për në çerekfinale.

Zeniti ka dhënë përshtypjen se mund të shkruante historinë teksa Hulk në minutën e 69-të ka kaluar në epërsi Zenitin, duke bërë të zerohet avantazhi i Benfikës në ndeshjen e parë.

Megjithatë nga dëshira për të bërë diçka të madhe rusët kalojnë në aventurë dhe Benfika i ndëshkon. Pesë minuta nga fundi i ndeshjes Nikolas Gajtan barazon shifrat dhe më pas në fundin e 6 minutave shtesë Taliska i jep fitoren dhe biletën për në çerekfinale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto nudo në vaskë, Manaj kërcënon mediat: Kjo nuk përfundon me kaq
Fitojnë Skënderbeu dhe Partizani, nuk i ndahen njëri-tjetrit në garën për titull »
Article Logic
Execution time: 0.25238800048828
array(1) { ["section"]=> string(68) "psg-dhe-benfika-ne-cerekfinale-chelsea-jashte-champions-league-34691" }