PSG i “tërheq veshin”, Neymar kërkon falje para skuadrës

Publikuar tek: sport, më 22:29 22-09-2017 PSG i “tërheq veshin”, Neymar kërkon falje para skuadrës

Video e zënkës së Neymar me Kavanin dhe më pas Kavanit me Dani Alvesh, bëri xhiron e rrjetit. Por si duket klubi parizien PSG e ka gjetur mënyrën për zgjidhur këtë problem të lindur në dhomat e zhveshjes.  

 

Sipas prestigjozes franceze “L’Equipe”, Neymar ka bërë një “mea coulpa” përpallë shokëve të skuadrës, të cilëve u ka kërkuar falje duke premtuar që një episod i tillë nuk do të përsëritet më në të ardhmen.  

Gazeta franceze thotë se Thiago Silva, kapiteni i skuadrës, ka luajtur rolin kyç në këtë situatë, pasi ka qenë ai i cili i ka afruar palët nga qëndrimet e tyre, të cilët mësohet se kanë konsumuar dhe një darkë mes tyre.

Të gjithë në Francë shpresojnë që ky episod të lihet pas nga yjet e PSG dhe ata të vazhdojnë spektaklin me të cilën kanë filluar këtë kampionat të LIGUE 1.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal në futbollin italian, kapiteni i skuadrës së serie A kapet me doping
»
Article Logic
Execution time: 0.037798166275024
array(1) { ["section"]=> string(59) "psg-i-terheq-veshin-neymar-kerkon-falje-para-skuadres-93347" }