Psikologjia mahnitëse e ngjyrave, gjeni ngjyrën tuaj të preferuar dhe ndikimin në humor

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:10 23-04-2015 Psikologjia mahnitëse e ngjyrave, gjeni ngjyrën tuaj të preferuar dhe ndikimin në humor

Psikologjia e ngjyrave është shkenca mahnitëse që tregon se si ngjyra dhe spektri i dritës influencojnë në humorin dhe sjelljen tonë. 50 mijë vite më parë dy ngjyrat e peferuara të njerëzve ishin bluja dhe ngjyra e gjelbër pasi me to kuptonin ujin, strehë dhe burimin e ushqimeve. Studimet tregojnë që njerëzit nuk kanë një ngjyrë të preferuar gjithmonë dhe kjo është normale pasi tregon kalimin nga një fazë e jetës në një tjetër.

E zeza e kuqja, kafja dhe ngjyra gri

Këto ngjyra përfaqësojnë qendrat e fuqisë shpirtërore që gjenden në trupin e njeriut. Ata që pëlqejnë këto ngjyra kanë zakonisht një pamje të ashpër, por fshehin një zemër tepër të butë. Forca, pasioni dhe energjia janë karakterisikat e njerëzve që lidhen me këto ngjyra.

Ngjyra portokalli

Ata që pëlqejnë ngjyrën portokalli janë kreativë dhe kanë një jetë seksuale të shëndetshme. Ato pëlqejnë aventurat dhe nuk tentojnë të jenë të afërt me njerëzit.

E verdha

Njerëzit që e duan këtë ngjyrë kanë tendencë të jenë të fuqishëm dhe të orientuar nga aksioni. Ato mund të jenë gjithashtu liderë dhe biznesmenë të mirë. Frekuentuesit e të verdhës në stilin e tyre janë të mençur dhe kokëfortë.

Ngjyra e gjelbër

Sipas filozofisë indiane fuqia shpirtërore e njeriut gjendet në zemër. Për këtë shkak njerëzit që e duan ngjyrën e gjelbër kanë tendencë të jenë “shërues dhe dëgjues të mirë. ata marrin gëzim kur ndihmojnë të tjerët.

Ngjyra blu

Ata që e duan këtë ngjyrë e kanë fuqinë shpirtërore të përqendruar në fyt dhe si pasojë janë komunikues, të pasionuar dhe mund të bisedojnë me të gjithë. Gjithashtu këta njerëz priren të jenë emocionalisht të ndjeshëm.

Ngjyra vjollcë

Njerëzit që e duan ngjyrën e purpurt e kanë të përqendruar fuqinë e tyre te sytë. Nëse e doni ngjyrën vjollcë do të jeni intuitivë, me aftësi të zgjeruara psikike dhe një nivel më të lartë të ndjeshmërisë mendore dhe shpirtërore. Ata që “vishen” me ngjyrën vjollcë janë të etur për dije.

Ngjyra rozë

Njerëzit që pëlqejnë ngjyrën rozë kanë tendencë të jenë të lumtur dhe të bëjnë të tjerët të lumtur. Ata përpiqen që të shohin të mirën e çdo gjëje dhe të bëjnë më të mirën për çdo gjë, si dhe janë gazmorë. / Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024873971939087
array(1) { ["section"]=> string(91) "psikologjia-mahnitese-e-ngjyrave-gjeni-ngjyren-tuaj-te-preferuar-dhe-ndikimin-ne-humor-9518" }