Publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kalon probleme me zemrën në Prishtinë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:12 23-03-2015 Publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kalon probleme me zemrën në Prishtinë Publicisti Kim Mehmeti se bashku me doktorin turk ne daljen e tyre publike pas nderhyrjes

Publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër në spitalin Medicinë në Prishtinë. Mehmeti kishte menduar në fillim të shkonte në Shkup apo në Tiranë, porn ë fund kishte zgjedhur Prishtinën. 

Gjithçka ndodhi javën e kaluar kur pas një ligjërate në Universitetin e Prishtinës, Kim Mehmeti ishte goditur nga një sulm në zemër dhe ishte ndjerë keq. “Kur ndodhin gjëra të vështira në jetë, thonë se është më mirë të ndodhin në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur. Unë isha në Kosovë në një ligjëratë me student dhe menjëherë pas asaj më kapi një sulm në zemër dhe u shtrua pyetja ku të më dergojnë në Shkup a Tiranë. Unë thashë pse jo në Prishtinë. Unë u ndala këtu. Edhe këtu ne duhet t’ju besojmë qendrave tona. Dhe ska sesi të mos ndjehet njeri mirë, kur ka njerëz të mirë” tha ai në një dalje publike. Mjekët thonë se pas ndërhyrjes së menjëhershme në spital, edhe kontrollet për publicistin do të shkojnë shumë mirë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një dokumentar në nder të Anita Bitrit
‘’The Simpson’’, delegacion me flamur shqiptar në serialin satirik amerikan »
Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598
array(1) { ["section"]=> string(88) "publicisti-shqiptar-nga-maqedonia-kim-mehmeti-kalon-probleme-me-zemren-ne-prishtine-6711" }