Publikimi i rastit ne newsbomb, vijnë ndihmat e para për 4 vajzat

Publikuar tek: aktualitet, më 20:09 19-09-2017 Publikimi i rastit ne newsbomb, vijnë ndihmat e para për 4 vajzat

Rasti i katër vajzave që e nisën vitin e ri shkollor pa libra, pa çanta e pa rroba të reja për shkak të mungesës së të ardhurave bazike, njëri prej tyre i publikuar nga newsbomb, duket se tashmë kanë gjetur zgjidhje.

Në ndihmë vajzave u kanë ardhur bamirësi Ilir Hoxholli, moderatori Turjan Hyskaj e gazetari Osman Stafa ia kishin siguruar tashmë gjithçfarë i duheshin për të nisur vitin shkollor. Pasi rastet  u bënë publike në ndihmë ka ardhur edhe fabrika e miellit… Ilir Hoxholli, në shenjë falenderimi ka publikuar këtë postim ku  shkruan: “Te mrekullohet shpirti... ???
Pas publikimit Fabrika e Miellit Krila ofroi ndihma ushqimore dhe monetare per femijet ne nevoje. Faleminderit Vizion Plus, Report TV, Newsbomb, Drejtoreshes se shkolles Lekaj, per sensibilizimin per te rikthyer buzeqeshjen... Ju faleminderit!”.

Kujtojmë se newsbomb.al kontaktoi edhe me drejtoreshën e shkollës e cila bëri apel që të ndihmohen edhe këta fëmijë. “Shteti i rimburson librat por në momentin e parë blihen me lekë në dorë, unë kam 3 vite drejtoreshë dhe jam munduar t’ia jap pa paguar, por edhe mësuesit të ardhur kanë vetëm rrogën ndaj e kemi të pamundur të mbulojmë të gjitha shpenzimet”, rrëfen Kike Qerosi, drejtoresha e cila është vënë e gjitha në dispozicion për të ndihmuar sa mundet këta fëmijë.

Historitë:

Historia vinte nga shkolla 9-vjeçare e fshatit Lekaj në Rrogozhinë. Ne kontaktuam menjëherë me familjen e Evës dhe morëm dy lajme: Lajmin e mirë se bamirësi Ilir Hoxholli, moderatori Turjan Hyskaj e gazetari Osman Stafa ia kishin siguruar tashmë gjithçfarë i duheshin për të nisur vitin shkollor dhe lajmin e keq se si historia e Evës e madje shumë herë më keq ishte edhe e Erlës, e Jonidës, Eleidës e Ertogertës.

Erla Shtama i ka prindërit e divorcuar dhe të ëmën me probleme të shëndetit. Nuk ka drita, nuk tualet, nuk ka as televizor...asgjë veç dëshirës për të mësuar.

Jonida Uku, i ka të dy prindërit invalidë e me asnjë të ardhur. Prindërit e Eleidës janë të papunë, sikurse dhe të Ertogertës. Për të kuptuar situatën, mjafton të shikoni këto pamje që ne nuk e kemi forcën as t’i komentojmë. 

 

werwerwerwer.jpg

wrwrwwr.jpg

ewewewe.jpg

erwerwerwer.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.015872955322266
array(1) { ["section"]=> string(70) "publikimi-i-rastit-ne-newsbomb-vijne-ndihmat-e-para-per-4-vajzat-92951" }