Publikohen çmimet e biletave, ja sa do kushtojë për të parë ndeshjen e parë të Kombëtares në “Loro Boriçi”

Publikuar tek: sport, më 15:11 06-07-2016 Publikohen çmimet e biletave, ja sa do kushtojë për të parë ndeshjen e parë të Kombëtares në “Loro Boriçi”

Kombëtarja Shqiptare do të luaj ndeshjen e parë të eleminatoreve të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, kundër Maqedonisë në stadiumin e ri “Loro Boriçi”.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot të ditur çmimet e biletave për këtë ndeshje. Çmimet janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv dhe fillojnë nga 1000 lekë deri në 8000 lekë. Fillimisht shitja do të fillojë online, në ditët në vijim, nëpërmjet faqes zyrtare të FSHF-së.

Shqipëri-Maqedoni do luhet më 5 shtator dhe do të jetë ndeshja e parë zyrtare e Kombëtarës pas atyre të zhvilluara në Kampionatin Europian “Francë 2016”.

Çmimet për çdo tribunë:

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4        1.000 lekë

C1, C5 + E1, E5                     1.500 lekë

D1, D4                                   2.000 lekë

D2, D3                                   3.000 lekë

A, B                                       8.000 lekë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i Arbitrazhit: Skënderbeu përjashtohet nga Europa
Një romantik si Granit Xhaka, shtrirë në krahët e të dashurës ndërsa bie perëndimi »
Article Logic
Execution time: 0.018492937088013
array(1) { ["section"]=> string(109) "publikohen-cmimet-e-biletave-ja-sa-do-kushtoje-per-te-pare-ndeshjen-e-pare-te-kombetares-ne-loro-borici-45727" }