Publikohen dënimet për DHUNËN në stadiumin e Korçës, FSHF me 'dorë të hekurt'

Publikuar tek: sport, më 15:01 22-08-2018 Publikohen dënimet për DHUNËN në stadiumin e Korçës, FSHF me 'dorë të hekurt' Nga dhuna në stadiumin e Korçës

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka publikuar përpara pak minutash vendimet në lidhje me dhunën në ndeshjen e javës së parë të Superiores mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Në mbledhje është vendosur që Skënderbeu të dënohet me 5 ndeshje pa tifozë në Korçë dhe me një gjobë prej 300 mijë lekë (të reja) për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. 

Ndërkohë për Partizanin është vendosur dënimi për 4 ndeshje pa tifozë dhe një gjobë prej 200 mijë lekë (të reja) me të njëjtin motiv.

Në këtë mënyrë është hedhur poshtë pretendimi për dështim të organizimit të ndeshjes nga ana e klubit vendas, që parashikon natyrshëm dhe një dënim më të rëndë.

VENDIMI:

KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër FK “Partizani”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lek dhe zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër KF “Skënderbeu”, në bazë të nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëmtohet rëndë Odise ROSHI, i thotë lamtumirë Ligës së Kombeve (FOTO)
Panik te korçarët, lojtari i SKËNDERBEUT përfundon pa ndjenja në spital »
Article Logic
Execution time: 0.019954919815063
array(1) { ["section"]=> string(81) "publikohen-denimet-per-dhunen-ne-stadiumin-e-korces-fshf-me-dore-te-hekurt-131851" }