Publikohen kontratat e Sektorit Publik në Shëndetësi, këto janë 10 bizneset që kanë përfituar më shumë tendera

Publikuar tek: ekonomi, më 15:28 26-10-2016 Publikohen kontratat e Sektorit Publik në Shëndetësi,  këto janë 10 bizneset që kanë përfituar më shumë tendera

AIS (Albanian Institute of Science), një organizatë promotore e Open Data për Shqipërinë ka prezantuar të dhënat për prokurime dhe kontrata të sektorit Publik në Shëndetësi.

Të dhënat datojnë që prej 1 janar 2016, dhe përditësohen ditë pas dite. Tenderë të sektorit shëndetësi kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe pacientëve.  8 deri 9 % e Buxhetit të Shtetit shkojnë çdo vit për këtë sektor, raporton Newsbomb.al.

Nga sistemimi i të gjitha procedurave dhe kontratave, rezulton se në ntëmujorin e parë të vitit 2016 janë shpallur 4881 procedura për prokurime publike.

 Gjatë kësaj periudhe numri i tenderëve të finalizuar me fitues, është 4119. Pjesa tjetër janë procedura të anuluara apo procedura për të cilat ende nuk ka përfunduar procesi i prokurimit.

 Në total fondi limit, pra vlera e vënë në dispozicion të procedurës për tendera, tashmë të konkretizuar me shpallje fituesi dhe lidhje kontrate, është 6.72 miliard Lekë ose e konvertuar 55.1 milion dollarë.

4119 kontratat dhe vlera prej 55.1 milion US$, janë fituar nga 430 operator ekonomik, kontraktor.

 Dhjetë kompanitë e listuara si kompani me vlera më të larta të kontratave të fituara, në tërësi kanë 46.9 % të totalit të vlerës së kontratave.

Kompania me vlerën më të lartë të kontratave në sektorin shëndetësi për nëntëmujorin e 2016, është kompania Megapharma shpk.

Rezultati: 352 kontrata me një vlerë prej 452 milion Lekësh. Ndërkohë që përveç vlerës së shënuar më lart, kjo kompani ka edhe të tjera kontrata, ku ka fituar në bashkime operatorësh me kompani të tjera.

Megapharma shpk pasohet nga kompania Rejsi Farma shpk, ne vend të dytë  me 355  milion Lekë të kontraktuara, dhe kompania Devis shpk, vendi i tretë me 313 milion Lekë, vlerë kontratash të nënshkruara.

Autoriteti Prokurues me vlerat më të larta të tenderuara është Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky institucion ka kontraktuar  2.15 miliard Lekë.

Open Procurement ka bërë publike të gjitha kontratat e Sektorit Publik në Shëndetësi. /Newsbomb.al/

farmacite_2.pngbizneset.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020901918411255
array(1) { ["section"]=> string(115) "publikohen-kontratat-e-sektorit-publik-ne-shendetesi-keto-jane-10-bizneset-qe-kane-perfituar-me-shume-tendera-57461" }