Publikohen opinionet e PD-së për reformën në drejtësi, 42 vërejtjet për mazhorancën

Publikuar tek: politike, më 16:57 18-01-2016

Opinion Pd Për Amendamentet Kushtetuese 2

Është depozituar në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, opinioni i Partisë Demokratike për amendamentet kushtetuese të hartuara nga mazhoranca. Ato do të dërgohen së bashku me draftin për refromën në drejtësi në Komisionin e Venecias.

Që në hyrje të letrës, PD shpreh shqetësimin për nxitimin që sipas saj shoqëroi rishikimin e amendamenteve dhe mungesën e kundesit teknik dhe njëanshmërisë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin që shoqëroi procesin e rishikimit të amendamenteve, me argumentin se Komisioni i Venecias kërkon t’i përcillet drafti i rishikuar brenda datës 12 Janar 2016, dhe mungesën e kujdesit teknik dhe njëanshmërinë, që ka karakterizuar procesin e hartimit të draftit të rishikuar të amendamenteve kushtetuese nga GENL. Hartimi draftit është bërë nga ana ekspertëve të GENL, pa e marrë këtë detyrë nga ana e Komisionit të Posacëm Parlamentar, por vetëm nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Komision. Ne vlerësojmë se refuzimi për të hartuar një draft të përbashkët, konsesual, bazuar në rekomandimet e Venecias, të nxjerrë në konkluzionin, se ky draft përvecse i njëanshëm, ka pamundësuar një proces gjithpërfshirës dhe konsesual, duke dështuar në krijimin e njëklime konsesusi të nevojshëm për një reformë të qëndrueshme”, shprehet partia opozitare.

Më tej në materialin prej 74 faqesh, ekspertët e PD-së nëpërmjet 42 vërejtjeve kundërshtojnë kapjen politike të sistemit të drejtësisë, për të cilën ata akuzojnë mazhorancën në pushtet.

“Në mënyrë që një proces reformues të jetë i çliruar, dhe jashtë konfliktit të interesave (politike), duhet fokusuar vëmendja jo tek ndryshimet afatshkurtra (që me gjasë i japin përfitime mazhorancës së kualifikuar sporadike), por tek ndryshimet afatgjate, krijimin e mekanizmave te qendrueshem të cilat më shumë duhet ti shërbejnë “sistemit” dhe jo “njerëzve”! Pra “interesi publik” duhet të mbizotërojë ndaj “interesit politik të momentit”, i kuptuar ky si interes partiak, kryesisht i mazhorancave qeverisëse. Është e domosdoshme që ky proces reformues, të zhvillohet në kushte të tilla, sipas të cilave ajo mazhorancë që realizon ndryshimet (qoftë kjo edhe edhe mazhorancë konsensuale e të gjitha krahëve politikë) të jetë tërësisht indiferente, për kësi lloj përfitimesh afatshkurtra dhe afatmesme”, shkruhet më tej në dokument.

“Përfundimisht, rezulati është i tillë: Projekt Amendamentet që po i paraqiten për mendim final janë produkt i një procesi të njëanëshëm, jokonsensual dhe pa marrë parasysh vërejtjet, shtesat dhe zgjidhjet racionale të Opozitës parlamentare”, thekson PD.

Zgjedhja e funksionarëve të lartë apo ndërpreja e mandatit të funksionarëve në pozita të rëndësishme shtetërore janë dy nga pikat ku palët ndahen thellësisht me njëra-tjetrën.

Opinioni i PD-së së bashku me atë të LSI-së do i bashkangjiten draftit të ekspertëve të lartë, për t’iu dërguar më pas Komisionit të Venecias. 

lajme.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha flet për shantazhe mes Ramës dhe Metës te Vila 30 por vlerëson Metën për qëndrimin: Kanë mosmarrëveshje për pushtetin
Paloka në fjalën e parë në Kuvend për 2016-ën, kërkon zgjedhje të parakohshme »
Article Logic
Execution time: 0.0042970180511475
array(1) { ["section"]=> string(88) "publikohen-opinionet-e-pd-se-per-reformen-ne-drejtesi-42-verejtjet-per-mazhorancen-30319" }