Publikohen shifrat, Shqipëria vendi i dytë në botë për numrin e bar-kafeve

Publikuar tek: ekonomi, më 10:54 27-02-2017 Publikohen shifrat, Shqipëria vendi i dytë në botë për numrin e bar-kafeve

Shqipëria mund të jetë nja nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e pagat më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, numri i bar kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar kafe për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale. Dy produktet klasike të Spanjës, shkruan El Mundo, që luajnë rolin kryesor janë: birra dhe kafeja dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë për një farë kohe.

Spanjës i afrohet vetëm Shqipëria, me 473 bar-kafe dhe Qipro. Kjo e fundit dikur mbante rekord, por për shkak të krizës së viteve të fundit, shumë bare janë mbyllur. Në Qipro, numri i bar kafeve ka rënë vitet e fundit nga 7,500 në pak mbi 5,600, sipas një raporti për mikpritjen në Europë nga HOTREC. Me një popullsi prej 1.19 milionë banorë, Qipro ka 470 bare për 100 mijë banorë, një shifër e përafërt me Shqipërinë.

Në Itali, sipas të dhenave të Fipe (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka 149,885 bare që janë aktive. Me një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh, Italia ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë.

Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj./ Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024932861328125
array(1) { ["section"]=> string(79) "publikohen-shifrat-shqiperia-vendi-i-dyte-ne-bote-per-numrin-e-bar-kafeve-70085" }