Publikohet dokumenti, si ndryshoi emri nga Parti Komuniste në Parti Socialiste

Publikuar tek: politike, më 13:36 29-03-2016 Publikohet dokumenti, si ndryshoi emri nga Parti Komuniste në Parti Socialiste

Publikohet dokumenti. Për herë të parë zbardhet vendimi se si ka ndryshuar emri Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila u shndërrua në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Databaza www.politike.al që drejtohet nga Afrim Krasniqi, i Institutit të Studimeve Politike, sjell sot për herë të parë dokumentin origjinal të kërkesës dhe vendimit për ndryshimin e emrit të PPSH-së në PSSH. Teksti i kërkesës është i shkurtër dhe mban firmën e Fatos Nanos.

"Ju njoftojmë se në bazë të Vendimeve të Kongresit të 10-të të PPSH si parti politike e njohur, veprimtaria dhe marrëdhëniet e saj si person juridik do të vazhdojnë më emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Kryetari Fatos Nano”, 3.7.1991.

Vendimi tjetër,  i përket ministrit të Drejtësisë Shefqet Muçi, i cili më 15 gusht 1991 bën ndryshimin zyrtar të emrit nga PPSH në PSSH.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mesazhe të personalizuara studentëve të ekselencës, PD ia publikon
PS, Gjylameti: PD të dorëzojë Strazimirin para drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.032593965530396
array(1) { ["section"]=> string(83) "publikohet-dokumenti-si-ndryshoi-emri-nga-parti-komuniste-ne-parti-socialiste-36312" }