Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka përcaktuar formacionin për ndeshjen e sotme kundër Austrisë në Vienë.
Në fushë rikthehen si titullar Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha, ndërsa pjesa tjetër janë të besuarit e De Biasit gjatë fazës së eleminatoreve për Euro2016.
Etrit Berisha mbetet i pazëvendësueshëm në portë, ndërsa në mbrojtje janë rreshtuar Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj dhe Andi Lila.
Mesfusha i është besuar Ansi Agollit, Ermir Lenjanit, Ergys Kaçes dhe Migjen Bashës, ndërsa sulmi udhëhiqet nga Amir Abrashi dhe Bekim Balaj.
Ndeshja do të luhet sot në orën 17:30.