Publikohet foto e rrallë e Sali Berishës mes profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:18 26-09-2017 Publikohet foto e rrallë e Sali Berishës mes profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë

Një foto e rrallë, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha po bën xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Në këtë foto të publikuar nga gazetari Adi Darsi shfaqet Berisha shume vite më i ri, pasi fotoja është realizuar gjatë viteve 1980, kur profesion të parë kishte mjekësinë.

“Foto e viteve 80. Profesoret e Fakultetit te Mjekesise ne UT. Mes tyre Ylli Popa e Sali Berisha. Dmth: Doktori kur ishte doktor!”, shkruan gazetari.

Siç edhe duket, Berisha mban veshur bluzën e bardhë të mjekut dhe ndodhet në një ambient mjekësor, që në pamje të parë të krijon përshtypjen e një laboratori. 

 

22042286_1748491998502405_3351743304937073381_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033843994140625
array(1) { ["section"]=> string(89) "publikohet-foto-e-rralle-e-sali-berishes-mes-profesoreve-te-fakultetit-te-mjekesise-93725" }