Publikohet fotoja, fëmija mbretëror prezantohet me botën

Publikuar tek: bota, më 19:38 02-05-2015 Publikohet fotoja, fëmija mbretëror prezantohet me botën

Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë shfaqur jashtë spitalit me vajzën e tyre, e cila ka lindur mëngjesin e sotëm. Princesha fle në krahët e nënës gjatë daljes së saj të parë në publik në  Spitalin e Shën Marisë. Më pas ata janë  larguar për në pallatin mbretëror.

Princi William ka asistuar në lindjen e vajzës. Në pritje të fëmijës mbretëror ka qenë e gjithë bota por njëkohësisht edhe fansat që presnin jashtë spitalit për lajmin e bukur. Princi William dhe Kate nuk e dinin gjininë e fëmijës, duke e lënë surprizë dhe sot e kanë mësuar se janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze.

Vajza do të jetë pretendente e fronit mbretëror pas gjyshit princit Charles, babait princit William dhe vëllait princit George.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023088932037354
array(1) { ["section"]=> string(61) "publikohet-fotoja-femija-mbreteror-prezantohet-me-boten-10240" }