Publikohet lista e Kosovës për miqësoren kundër Ishujve Faroe, Meha nuk është i përfshirë

Publikuar tek: sport, më 12:21 29-05-2016 Publikohet lista e Kosovës për miqësoren kundër Ishujve Faroe, Meha nuk është i përfshirë Alban Meha

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka publikuar listën me lojtarët që do të thërritën për miqësoren kundër Ishujve Faroe. Kjo është ndeshja e parë që Kosova do të luaj pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Teksa shikon listën nuk vihet re asnjë prurje e re në ekip. Prej disa javësh përflitet se ekipit të Bunjakut do i bashkohet mesfushori Alban Meha, që deri më tani ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare, por që ka mbetur jashtë planeve të Gianni de Biasit. Gjithsesi, emri i Alban Mehës nuk figuron në listë, ndoshta futbollisti nuk kërkon të nxitohet në marrjen e këtij vendimi.

Kosova do të luaj kundër Ishujve Faroe më 3 qeshor në “Volksbank Stadion” të Frankfurtit në Gjermani. 

auto_Lista11464519814.jpg

auto_Lista21464519822.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sot miqësorja Shqipëri-Katar, ja kush e transmeton ndeshjen vendimtare
Duka në Austri, takohet me ekipin kombëtar përpara miqësores »
Article Logic
Execution time: 0.024589061737061
array(1) { ["section"]=> string(94) "publikohet-lista-e-kosoves-per-miqesoren-kunder-ishujve-faroe-meha-nuk-eshte-i-perfshire-41804" }