Publikohet lista, këta janë 19 biznesmenët më të pasur të Shqipërisë për 2015-ën

Publikuar tek: ekonomi, më 19:17 28-10-2016 Publikohet lista, këta janë 19 biznesmenët më të pasur të Shqipërisë për 2015-ën FOTO ARKIV

Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën "Mapo" kanë publikuar studimin e fundit sa i takon personave më të pasur në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre.

Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelliu.

Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.

Çfarë vihet re nga lista e këtij viti:

Ka 1 politikan që është në listë,

Ka 2 sipërmarrës të rinj që janë futur në top-10;

Ka 3 sipërmarrës që nga lista e vjetshme kanë “fituar” pikë në renditje duke u ngritur në nivele më lart;

Ka 4 sipërmarrës renditja e të cilëve nga renditja e vjetshme ka pësuar “ulje”

LISTA:

1 Samir Mane 29.92%

2 Shefqet Kastrati 10.24%

3 Vasil Naçi 6.71%

4 Behar Çukaj 6.57%

5 Grigor Joti 5.47%

6 Artan Dulaku 4.60%

7 Idajet Ismailaj 4.47%

8 Vjollca Hoxha 3.36%

9 Ram Geci 3.24%

10 Irfan Hysenbelliu 3.23%

11 Renis Tërshana 2.60%

12 Vilma Nushi 2.54%

13 Tom Doshi 2.29%

14 Rrok Gjoka 2.17%

15 Pëllumb Salillari 1.72%

16 Gentjan Sula 1.63%

17 Avni Ponari 1.56%

18 Agim Zeqo 1.43%

19 Aleksandër Frangaj 1.29%

Lexo edhe: 10 më të pasurit e Shqipërisë, këto janë “perandoritë” e ndërtimit, naftës dhe medias që ata zotërojnë

Raporti i plotë: 

FLE1.jpg

Në vazhdën e krijuar tashmë të traditës së analizimit të dhjete me te pasurve ne Shqiperi edhe këtë vit, “Fondacioni për Liri Ekonomike” ka ndërmarrë një analizë të detajuar për dinamikat e kësaj elite financiare se çfarë ka ndodhur përgjatë vitit 2015.  Duke ndjekur përvojën ndërkombëtare dhe orientimet përherë e më të spikatura të studimeve ekonomike, krahas zhvillimeve dhe dinamikave të tjera qoftë ligjore me impakt ekonomiko-financiar, qoftë në studimin e dinamikave të potencialeve të vendit, studimi i elitës të të super-pasurve të Shqipërisë përbën jo vetëm interes shkencor dhe hulumtues ekonomik, por edhe përgjegjësi të veçantë në trajtimin e kujdesshëm të parametrave që do të ndërmerren në shqyrtim.

Konkluzionet e nxjerra janë të rëndësishme si në zbulimin e tendencave vendase, pavarësisht përmasave të shtetit, po ashtu edhe në përgjegjësinë që politikat dhe strategjitë kombëtare ndikojnë tek ripozicionimi i tyre dhe sidomos më pas, në impaktin që këto dinamika japin në efekt domino në ekonominë vendase dhe indikatorët e ndryshëm ekonomikë.

Në analizën e ndërmarrë këtë vit, janë konsideruar tashmë risi si në kriteret e përdorura, ashtu edhe në metodologjinë e mbledhjes së informacionit plotësues dhe përpunimit analitik të të dhënave.

Krahas praktikës konservatore të kësaj analize, e cila bazohet në metodologjitë më të avancuara ndërkombëtare, (sjellim si shembull mes të tjerave Capgemini), janë përdorur të dhënat zyrtare të mbledhura nga regjistrat tregtarë.

Metodologjia

Po kështu, me qëllim arritjen e konkluzioneve sa më të sakta, përveç analizës cilësore, është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore, duke marrë në shqyrtim 60 individë. Zgjerimi i spektrit të individëve është bërë me synimin e kuptimit më të thellë dhe më të plotë të asaj çka në vetvete ndodh në këtë segment-vlerë të ekonomisë vendase.

Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithësecilit.

Pavarësisht, planifikimi i Fondacionit për analizën e vitit të ardhshëm do të zgjerohet në të paktën 100 individë, me qëllimin e zgjerimit të vazhdueshëm të bazës studimore dhe perceptimit përherë e më të lartë e më të detajuar të dinamikave të kësaj elite ekonomike vendase.

Vlen për t’u cituar se dy janë burimet e informacionit të përdorur në këtë analizë: deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individuale sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidencialisht.

Qasja ka qenë e tillë me qëllim minimizimin e marzhit të gabimit në përllogaritjet e renditjes dhe sidomos, përafrimit me sa më shumë realitetit, me synimin e reflektimit sa më të saktë jo vetëm të përfaqësimit nominal të këtyre individëve, por edhe të një renditjeje sa më racionale. Kjo shërben edhe më tutje në ilustrimin e dinamikave të ekonomisë shqiptare duke materializuar iniciativat individuale dhe pozicionimet e tyre sipas industrive të ndryshme ku janë të pranishëm, veçmas dhe në tërësi si portofole investimesh.

Teksa janë marrë në shqyrtim të dhënat e depozituara zyrtarisht në QKR për të gjitha bizneset, duke ndarë dhe analizuar më vete secilin prej individëve me pjesët takuese në kapitalin pjesëmarrës për secilën kompani, për shumicën prej tyre janë përdorur edhe të dhënat e ofruara me iniciativë të lirë. Këto të dhëna janë mbledhur sipas një formulari të strukturuar me kujdes me qëllim identifikimin edhe të atyre aseteve takuese që nuk janë detyrim i legjislacionit shqiptar, asete këto si pjesë e investimeve të ndryshme në të patundshme dhe veprimtari ekonomike jashtë territorit të Shqipërisë.

E gjitha kjo qasje risi, siç u theksua edhe më lart, duke ruajtur maksimalisht konfidencialitetin e deklaruesve dhe vetëm e vetëm me qëllimin e mirë në shërbim të një analize sa më të saktë e të paanshme.

Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues:

-Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht;

-Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor;

-Kapitalin neto proporcional

Pas renditjes së mësipërme sipas të dhënave të përpunuara, është përdorur edhe metodologjia ndërkombëtare e ponderimit me qëllim konsolidimin e tre renditjeve të ndryshme në një të vetme dhe gjithëpërfshirëse.

Ky lloj përpunimi që sintetizon informacionin në shumë plane njëherësh, shërben njëkohësisht edhe si baza e konkluzionit të renditjes së 10 sipërmarrësve për vitin 2015, si më poshtë.

TOP 10

Tabela 1: Top-10 sipërmarrësit 2015

Renditja # Sipërmarrësi

1 Samir Mane

2 Shefqet Kastrati

3 Vasil Naçi

4 Behar Çukaj

5 Grigor Joti

6 Artan Dulaku

7 Idajet Ismailaj

8 Vjollca Hoxha

9 Ram Geci

10 Irfan Hysenbelliu

Konkluzionet e mësipërme, na japin një pamje më të plotë për top-19 nga lista e 60 sipërmarrësve të marrë në analizë:

Tabela 2: Renditja e Top-19

Rating Sipërmarrësi % e ponderuar kundrejt tre kritereve

1 Samir Mane 29.92%

2 Shefqet Kastrati 10.24%

3 Vasil Naçi 6.71%

4 Behar Çukaj 6.57%

5 Grigor Joti 5.47%

6 Artan Dulaku 4.60%

7 Idajet Ismailaj 4.47%

8 Vjollca Hoxha 3.36%

9 Ram Geci 3.24%

10 Irfan Hysenbelliu 3.23%

11 Renis Tërshana 2.60%

12 Vilma Nushi 2.54%

13 Tom Doshi 2.29%

14 Rrok Gjoka 2.17%

15 Pëllumb Salillari 1.72%

16 Gentjan Sula 1.63%

17 Avni Ponari 1.56%

18 Agim Zeqo 1.43%

19 Aleksandër Frangaj 1.29%

Lista e mësipërme (Tabela 2) është rezultat i ponderimit dhe sintetizimit të rezultateve të veçuara sipas kritereve të sipërpërmendura, Kapitalit Aksioner Takues, Kapitalit Neto dhe Fitimit.

Secili prej kritereve, për efekt të zhveshjes nga keqinterpretimet e shifrave bruto, është shprehur në përqindje të peshës proporcionale takuese kundrejt totalit të analizuar. Kjo me qëllim të ndërtimit dhe paraqitjes së një analize sa më indikative dhe jo interpretative.

Sipas Kapitalit Aksioner Takues, kemi një paraqitje të mëposhtme të 19 sipërmarrësve nga 60 të analizuar:

Tab. I Kapitali Aksioner Takues

Nr. Aksioneri

% e Kapitalit Aksioner Takues

1 Samir Mane 35.34%

2 Shefqet Kastrati 9.48%

3 Vasil Naçi 7.53%

4 Artan Dulaku 5.92%

5 Tom Doshi 5.92%

6 Ram Geci 4.88%

7 Renis Tërshana 4.80%

8 Behar Çukaj 4.54%

9 Aleksandër Frangaj 3.97%

10 Pëllumb Salillari 3.25%

11 Vjollca Hoxha 2.42%

12 Avni Ponari 2.22%

13 Irfan Hysenbelliu 2.12%

14 Agim Zeqo 1.67%

15 Rrok Gjoka 0.94%

16 Grigor Joti 0.94%

17 Idajet Ismailaj 0.46%

18 Vilma Nushi 0.23%

19 Gentjan Sula 0.07%

Përsa i përket Kapitalit Neto, kemi renditjen e mëposhtme të 19 individëve nga 60 të analizuar:

Tab. II Kapitali neto

Nr. Sipërmarrësi

% ndaj totalit të Kapitalit Neto

1 Samir Mane 28.86%

2 Shefqet Kastrati 10.10%

3 Behar Çukaj 6.79%

4 Vasil Naçi 6.70%

5 Grigor Joti 6.22%

6 Idajet Ismailaj 5.16%

7 Artan Dulaku 4.56%

8 Vjollca Hoxha 3.60%

9 Irfan Hysenbelliu 3.33%

10 Ram Geci 3.08%

11 Vilma Nushi 2.91%

12 Rrok Gjoka 2.32%

13 Renis Tërshana 2.30%

14 Gentjan Sula 1.89%

15 Tom Doshi 1.65%

16 Avni Ponari 1.49%

17 Pëllumb Salillari 1.46%

18 Agim Zeqo 1.29%

19 Aleksandër Frangaj 0.84%

Kriteri i tretë i marrë në konsideratë, Fitimi Neto për 2015, na jep një tjetër renditje:

Tab. III Fitimi i vitit

Nr. Sipërmarrësi

% ndaj totalit të Fitimit Neto

1 Samir Mane 32.65%

2 Shefqet Kastrati 16.59%

3 Behar Çukaj 9.65%

4 Grigor Joti 6.12%

5 Irfan Hysenbelliu 5.58%

6 Idajet Ismailaj 4.46%

7 Agim Zeqo 3.81%

8 Rrok Gjoka 3.61%

9 Vasil Naçi 3.34%

10 Vilma Nushi 3.19%

11 Tom Doshi 2.64%

12 Gentjan Sula 1.91%

13 Pëllumb Salillari 1.59%

14 Vjollca Hoxha 1.29%

15 Aleksandër Frangaj 0.90%

16 Renis Tërshana 0.71%

17 Avni Ponari 0.52%

18 Ram Geci 0.41%

19 Artan Dulaku 0.15%

Komuniteti elitar i sipërcituar është produkt i analizave të dokumentacionit zyrtar dhe atij vullnetar të ofruar me iniciativë të lirë sipas një formulari të shpërndarë nga Fondacioni. Vlen të theksohet sërish se, zgjerimi i komunitetit të studiuar në vijim do të ndihmojë në përllogaritje edhe më të sakta drejt realitetit.

Një indikator tjetër gjinor është se, prania e sipërmarrëseve të super-pasura përfaqësohet me 2 individë sipërmarrës, që përfaqëson një raport 10% gjinor të drejtuar nga femrat e suksesshme.

Patjetër që në nivele të tjera të një analize me bazë më të gjerë, edhe ky raport ndryshon.

Ndërsa pjesëmarrje gjinore është 10% e totalit të sipërmarrësve të super-pasur të analizuar, është me interes fakti i vlerës së kapitalit të zotëruar nga këto businesswomen, vlerë kjo që përfaqëson vetëm 5,89% të totalit të shqyrtuar. Gjithësesi, duke marrë në konsideratë klimën ekonomiko-financiare në historikun e çerek-shekullit të prezantimit me ekonominë e tregut të, ky tregues tregon edhe emancipim, por edhe mungesë dhe shumë punë për të bërë nga vetë komuniteti fëmëror i businesswomen – gratë sipërmarrëse.

Me shumë rëndësi është vlera totale e kapitalit neto të zotëruar në kompanitë që këta individë zotërojnë, pavarësisht dinamikës së viteve të shkuara.

Ndryshimet e klimës ekonomike kanë ndikuar jo vetëm në arritjet e bizneseve të ndryshme, por edhe janë reflektuar dhe analizuar. Duke marrë në shqyrtim vlerën e kapitaleve neto të secilit prej sipërmarrësve të marrë në shqyrtim, me qëllim balancimin e shifrave dhe shmangien e interpretimeve të gabuara dhe të panevojshme, këtë vit analiza ka shprehur renditjen e sipërmarrësve në përqindjet e ponderuara kundrejt totalit të analizuar.

Këto lloj dinamikash janë konsekuenciale, të cilat varen drejtëpërsëdrejti tek performanca e bizneseve dhe pjesëve takuese të secilit prej sipërmarrësve në harkun kohor të dy analizave.

Në vend të mbylljes

Të super-pasurit e një vendi, e çdo vendi në veçanti dhe të ekonomisë botërore në tërësi, përbëjnë një aset shumë të çmuar të shoqërisë për vetë vlerat financiare dhe investitore që ata përfaqësojnë, por më së shumti, për iniciativat sipërmarrëse që ata gjenerojnë dhe implementojnë.

Si financiarisht ashtu edhe për nga ndikimi që kanë në ekonomitë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si me vizionet dhe qasjen për implementim, qoftë në vend dhe qoftë në rajon, dinamika e ecurisë së tyre ilustron parashikimet e rrjedhës së ekonomisë për vitet dhe dekadat e ardhshme. Gjithashtu, analizat studimore shërbejnë edhe si busulla orientimi për ndjekësit e tyre, ndërmarrës individualë, korporativë apo edhe qeveritarë.

Nga ana tjetër, me trashëgiminë e tyre financiare, menaxheriale dhe strategjike, lind nevoja e jo vetëm trajtimit të këtij aseti të vendit me një përkujdesje ligjore dhe konsultative, por përherë e më shumë, në përgjigje të vetë nevojës së orës biologjike dhe ligjësive të natyrës, ku vetëm trajnimi i punonjësve dhe shkollimi jashtë dhe pajisja e familjarëve të tyre me tagra, nuk mjaftojnë.

Shumë shpejt do të lindë nevoja (në mos ka lindur tashmë) që ky komunitet të shërbehet me vizione afatgjata dhe të strukturuara me qëllim jo vetëm ruajtjen e konsolidimin e kapitalit financiaro-strategjik, por edhe të performojë më mirë jo vetëm në tregun vendas, por sidomos në atë ndërkombëtar ku edhe mundësitë dhe rregullat tashmë janë më të konsoliduara.

Por këto mbeten sfida për të ardhmen, si dhe një fushë akoma e paprekur siç edhe duhet në lëmin e konsulencës dhe menaxhimit të aseteve dhe pasurisë.

Shembuj qindravjeçarë ka plot, nga Evropa dhe Amerikat, ku institucione bankare dhe jo-bankare jo vetëm që e konsiderojnë këtë nevojë, por edhe e adresojnë me kujdes dhe e kurojnë maksimalisht në funksion të klientëve të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16502499580383
array(1) { ["section"]=> string(85) "publikohet-lista-keta-jane-19-biznesmenet-me-te-pasur-te-shqiperise-per-2015-en-57709" }