Publikohet lista me 5 projektet në turizëm që financohen nga buxheti i shtetit

Publikuar tek: ekonomi, më 18:28 31-08-2016 Publikohet lista me 5 projektet në  turizëm që financohen nga buxheti i shtetit

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka publikuar një listë me  5 projekte në fushën e turizmit, të cilat do të përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, ndërkohë nuk është dhënë vlera e projekteve.

Këto projekte janë:

1. Korça me biçikletë

2. Rritja e Konkurrueshmërisë se turizmit rajonal nëpërmjet rritjes së kapaciteteve njerëzore të bizneseve turistike

3. Platforma all in one booking on line “Visit Albania now”

4. Projekt-ide për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik në Itali

5. Korridori Ali Pashë Tepelena

Ministria e Ekonomisë në datë 21 qershor shpalli thirrjet për paraqitjen e projekt-propozimeve nga persona fizik ose juridik vendas ose të huaj. 

Në datë 21.07.2016, u mbyllën aplikimet dhe pasi u shqyrtuan, vlerësuan dhe klasifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes së Projekteve këto 5 projekte u miratuan nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

ministria_e_ekonomise.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028077840805054
array(1) { ["section"]=> string(84) "publikohet-lista-me-5-projektet-ne-turizem-qe-financohen-nga-buxheti-i-shtetit-51457" }