Publikohet lista përfundimtare e Kombëtares, ja kush mbetet jashtë 'Euro2016'

Publikuar tek: sport, më 20:59 31-05-2016 Publikohet lista përfundimtare e Kombëtares, ja kush mbetet jashtë 'Euro2016'

Është publikuar lista përfundimtare me 23 lojtarët e Kombëtares Shqiptare që do të udhëtojnë drejt Francës për Kampionatin Europian.

Trajneri Gianni de Biasi ka vendosur të lërë jashtë ekipit Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Berat Gjimshitin dhe Herolind Shalën. Fillimisht u raportua se jashtë kishin mbetur së bashku me Rashicën e Rrahmanin, edhe Burim Kukeli me Frederik Veselin, gjithsesi çdo gjë u bë e qartë me publikimin zyrar të listës nga FSHF.

De Biasi do të japë nesër një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë zgjedhjet e tij.

Lista:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi.

Mbrojtës: Arlind Ajeti, Nasër Aliji, Frederik Veseli, Mergim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj.

Mesfushorë: Ansi Agolli, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Burim Kukeli, Taulant Xhaka, Amir Abrashi.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkëlzen Gashi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frika nga sulmet, rishikohen masat e sigurisë në Stade de France
Konfuzion në media, publikohen “dy lista përfundimtare”, FSHF dhe De Biasi heshtin »
Article Logic
Execution time: 0.0044450759887695
array(1) { ["section"]=> string(80) "publikohet-lista-perfundimtare-e-kombetares-ja-kush-mbetet-jashte-euro2016-42049" }