Publikohet lista zyrtare e Izraelit, Levi: Me Shqipërinë synojmë tre pikë

Publikuar tek: sport, më 19:17 06-11-2016 Publikohet lista zyrtare e Izraelit, Levi: Me Shqipërinë synojmë tre pikë

Trajneri i kombëtares izraelite, Elisha Levi, shpreson për një fitore ndaj Shqipërisë në ndeshjen e së shtunës ndërsa ka zyrtarizuar edhe listën e futbollistëve.

Si Shqipëria dhe Izraeli kanë nga 6 pikë ndërsa grupin G e kryeson Spanja dhe Italia.

Mes emrave në listën e Kombëtares së Izraelit që do të luajë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, mbizotërojnë protagonistët nga liga vendasve, por gjithashtu emra me eksperiencë nga futbolli britanik. Janë përfshirë në grumbullim dy surpriza si oportieri i Makabi Haifas, Omari Glase, si dhe talenti tjetër Majkëll Ohana që militon me Hapoel Beer Shevën.

Trajneri Elisha Levi ka vendosur të lërë jashtë kombëtares përkohësisht Mons Davor, Kohath dhe Omer Roy Noble, ndërsa janë përfshirë mesfushori i Sëlltik, Nir Biton, Bibras Naco që militon me CSKA e Moskës dhe Kohen i Ingolshtadit në Bundesligën gjermane.

Kërcënimi kryesor i prapavijës së Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit në fundjavë, do të jetë sulmuesi Eran Zahavi, kapiten i Izraelit dhe një lojtar profilik në repartin ofensiv. Pranë tij nga minuta e parë po përgatiten gjithashtu Tomer Hemed i Brajtonit, dhe Eliran Atar i Makabi Haifas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i njohur fiton 112 mijë euro në javë, nëna e tij jeton në një ndërtesë të braktisur dhe duke kërkuar lëmoshë në rrugë
Super goli i Shkëlzen Gashit bën xhiron e mediave amerikane (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.015376091003418
array(1) { ["section"]=> string(77) "publikohet-lista-zyrtare-e-izraelit-levi-me-shqiperine-synojme-tre-pike-58612" }