Publikohet një tjetër listë me emra, kjo do i “djegë” Ramës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:18 13-07-2017 Publikohet një tjetër listë me emra, kjo do i “djegë” Ramës

Reagime pafund në rrjetet sociale pas publikimit ditën e djeshme të një liste me emra nga ana e kryeministrit Edi Rama, pa asnjë lloj verifikimi.

Kritika, batuta, ironi...kanë shoqëruar këtë listë të Ramës i cili ka bërë publik emrat e “abuzuesve” që i kanë dërguar ndjekësit e tij pa përdorur asnjë “filtër”.

Gazetari, pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo publikon një listë të vetën, mbushur me ironi e humor.

KOMENTI:

Dje, me qindra statuse në fejsbuk denonconin fletërrufetë kryeministrore dhe metodat enveriste të drejtimit të shtetit. Unë jam kundër këtyre qëndrimeve që gjoja pretendojnë demokraci dhe shtet ligjor dhe do të vazhdoj të jap kontributin tim për Shqipërinë që duam, duke bërë disa denoncime. Këta persona vërtet nuk janë në administratën publike, po duhet të jenë pjesë e hetimit administrativ, për shkak se e bëjnë vendin tonë të duket keq.
1. Denoncoj berberin tim, Gertin. Sa herë që zgjohem nga gjumi, disa qime floku më rrinë gjithmonë keq. Ndoshta ai më qeth keq, që të dukem keq, dhe të jem negativ si rob.
2. Denoncoj shitësin e mishit, Bujarin. Megjithëse ai mban mish të mirë, qëndrimi i tij ndonjëherë është i dyshimtë. Një ditë i kërkova mëlçi qengji. Ai më tha të merrja mëlçi keci se ishin të papara. Unë i mora. Ashtu ishin. Po unë doja mëlçi qengji. Nuk më pëlqejnë ata që abuzojnë me besimin tim.
3. Denoncoj shitësen e perimeve, Xhevon. Sa herë që blej, ajo më rrumbullakos lekët dhe më ul 5 ose 10 lekë. Nuk e kuptoj këtë qëndrim të saj. Nga ky veprim dëmtohet shteti. Unë duhet të paguaj aq sa më takon, jo më pak, se bie ekonomia.
4. Denoncoj gjithashtu, Helidon Tahirajn. Kjo jo për faktin se ai më denoncoi mua një ditë më parë. Por sepse ai në shkrimet e tij citon më shumë profesor Artan Fugën, se sa mua. Dhe dihet që profesori ka qenë kritik ndaj qeverisjes. Vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar qëllimet e vërteta të Helidonit.
5. Denoncoj gjithashtu Edi Ogën. Ai dhe shoku i tij Jashari kanë parë një aferë që s’duhej ta shikonin. Dhe këtë e mbajnë lart syrit të publikut që ngulmon të dijë të vërtetën deri në fund, por është mohuar disa herë nga Edi Oga. Edhe ky vetë është një personazh shumë i dyshimtë, që do të bëjë humor me gjithë këto gjëra serioze që po ndodhin në Jugosllavinë e re.
6. Shtoni dhe ju denoncimet tuaja, që të bëjmë të paktën një listë dinjitoze me 100 emra për t’ia paraqitur organeve përkatëse.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024564981460571
array(1) { ["section"]=> string(62) "publikohet-nje-tjeter-liste-me-emra-kjo-do-i-djege-rames-85996" }