PUBLIKOHET për herë të PARË fotoja e rrallë e Sabiha Kasimatit, heroinës shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 13:31 15-10-2018 PUBLIKOHET për herë të PARË fotoja e rrallë e Sabiha Kasimatit, heroinës shqiptare Sabiha Kasimati

Osmon Kaceli publikon për herë të parë një foto të rrallë të Sabiha Kasimatit, intelektuales shqiptare e cila shkëlqen e gjitha me këtë bukuri natyrale.

 

Sabiha Kasimati, ka qenë biologe, punonjëse shkencore shqiptare, e cila u pushkatua pas ngjarjes së shpërthimit të bombës në ambasadën sovjetike.

Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e ish-Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë konsideronin një grup prej 22 intelektualësh të rinj që punonin në Tiranë, duke përfshirë edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua). Pavarësisht nga mungesa e çdo provë të fajit, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi më 20 shkurt 1951.

Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26-27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës.

Vepra e saj shkencore, punimet në fushën e florës dhe faunës së Shqipërisë u botuan në vitin 1955 nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakoëa, si dhe të studiuesve shqiptarë Ndoc Filipi dhe Ndoc Raka. Në 60 vjetorin e vdekjes së saj, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi e nderoi me medaljen Nderi i Kombit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jon Kadesha koncert në Shqipëri
»
Article Logic
Execution time: 0.018715858459473
array(1) { ["section"]=> string(88) "publikohet-per-here-te-pare-fotoja-e-rralle-e-sabiha-kasimatit-heroines-shqiptare-137898" }