PUBLIKOHET RAPORTI: ‘Standart and Poor's vlerëson Shqipërinë: Ekonomia e qendrueshme, do rritet sërish me ritme të shpejta

Publikuar tek: ekonomi, më 14:24 05-02-2018 PUBLIKOHET RAPORTI: ‘Standart and Poor's vlerëson Shqipërinë: Ekonomia e qendrueshme, do rritet sërish me ritme të shpejta

Agjencia e Vlerësimit Standart and Poor (S&P Global) jep vlerësimin më të lartë për ekonominë shqiptare.

Kompania më e njohur në botë për performancën financiare të vendeve ka vlerësuar qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare me B+/B duke shtuar se pret që ekonomia shqiptare të rritet sërish me shifra të larta e të rritet konsolidimi financiar. S&P gjithashtu, sipas raportit të datës 2 shkurt e që publikohet i plotë sot në newsbomb.al, vlerëson uljen e borxhit publik.

ÇFARË THEKSOHET NË RAPORT:

-Ne presim që qeveria të ecë përpara në axhendën e saj të reformave strukturore, sepse synon të bashkohet me BE-në.

- Ekonomia do të vazhdojë të rritet me një ritëm relativisht të shpejtë, megjithëse nga një nivel i ulët bazë.

-Ndërsa efektet e projekteve të investimeve në shkallë të gjerë për rritjen ekonomike zbehen, kërkesa e brendshme do të bëhet një motor më i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

-Presim që qeveria e rizgjedhur e Shqipërisë të vazhdojë të shtyjë reformat strukturore.

-Programi i Fondit të Zgjeruar me FMN, i cili përfundoi në shkurt të vitit 2017, ka çuar në një rritje të konsiderueshme, përmirësime në kuadrin fiskal të Shqipërisë.

-Në përgatitje për pranimin në BE, qeveria ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të të përmirësojë sundimin e ligjit dhe të luftojë ekonominë informale. Megjithatë, ne mendojmë se  anëtarësimi në BE nuk ka gjasa të ndodhë para gjysmës së dytë të viteve 2020.

- Ne projektojmë se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me një mesatare prej 3.9% në terma realë mes 2018 dhe 2021, megjithëse nga një bazë e ulët. Kërkesa e fortë e brendshme, me rritje konsumi dhe investimi privat, do të jetë një motor kryesor i zgjerimit. Nje numer i projektet e investimeve në shkallë të gjerë mbështesin rritjen, duke përfshirë progresin në Trans- Gazsjellësi Adriatik (TAP), i cili do të lidhë Shqipërinë me Italinë dhe Detin Kaspik, si dhe ndërtimi i një hidrocentrali, i cili duket se mbetet në rrugë të mbarë.

7_copy.PNG

g1.PNG

 

g3.PNG

g4.PNG

assssss.PNG

 

45611.PNG

log.PNG

 

 111111111.PNG

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0044190883636475
array(1) { ["section"]=> string(125) "publikohet-raporti-standart-and-poor-s-vlereson-shqiperine-ekonomia-e-qendrueshme-do-rritet-serish-me-ritme-te-shpejta-109206" }