Publikohet traileri i filmit për Amy Winehouse, nga suksesi tek droga

Publikuar tek: kulture-art, më 09:26 04-04-2015

Kanë kaluar vetëm 4 vite nga vdekja e këngëtares Amy Winehouse dhe është lançuar traileri i filmit dokumentar kushtuar jetës së saj. Filmi dokumentar tregon jetën e artistes që nga fëmijëria, tek suksesi dhe droga.

Filmi, i cili ka 2 orë xhirime është quajtur “Amy” dhe do të jetë gati më 3 qershor për t'u parë i plotë. Dokumentari është realizuar nga regjisori i çmimit fitues BAFTA Asif Kapaida dhe tregon historinë e jetës së artistes në këndvështrime të ndryshme. Këngëtarja ndërroi jetë në vitin 2011 si shkak i varësisë nga alkooli dhe substancat narkotike.

Sipas mediave, ylli britanik ishte edhe viktimë e shtypit rozë për shkak të vëmendjes së tyre. “Problemet e Amyt u bënë këngët e saj dhe më pas imazh i saj, për mirë apo për keq, këngëtarja u bë një ikonë, pavarësisht se ajo nuk dëshironte të ishte e famshme”, shkruhet në të përditshmen britanike “The Guardian”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida Dani në vendin e parë, më e klikuara në Eurovision
Edi Rama dhe Hashim Thaçi nderohen në Ulqin, bëhen "Qytetarë Nderi" »
Article Logic
Execution time: 0.021614074707031
array(1) { ["section"]=> string(73) "publikohet-traileri-i-filmit-per-amy-winehouse-nga-suksesi-tek-droga-7790" }