Publikohet traileri i “War Dogs”, filmi hollivudian kushtuar Diverolit të Gërdecit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:50 25-03-2016

Është publikuar traileri i filmit hollivudian “War Dogs”, i prodhuar nga kompania “Warner Bros”. I shkruajtur nga Todd Phillips i trilogjisë së famshme “The Hangover”, filmi i ri që do të shfaqet shumë shpejt në kinematë botërore, trajton historinë e Efraim Diverolit, biznesmen armësh që u punësua nga Pentagoni për të furnizuar me armë ushtrinë afgane.

Diveroli u bë i njohur për shqiptarët për përfshirjen në tragjedinë e Gërdecit, ku ai së bashku me zyrtarë të lartë të vendit ngritën të ashtuquajturën fabrikë armësh, shpërthimi i së cilës u mori jetën 26 personave në vitin 2008.

“War Dogs” bazohet në librin “Armët dhe çunat” të gazetarit Guy Lawson, megjithatë në film pritet që Shqipëria të trajtohet pak ose aspak për shkak se ngjarjet zhvillohen në Afganistan dhe SHBA.

Aktorët kryesorë në film janë emra të mëdhenj të kinematografisë amerikane si Jonah Hill, Miles Teller dhe Bradley Cooper.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024126052856445
array(1) { ["section"]=> string(85) "publikohet-traileri-i-war-dogs-filmi-hollivudian-kushtuar-diverolit-te-gerdecit-36002" }