Publikohet video e konfliktit midis simpatizantëve PS-PD në fushatën e Grida Dumës

Publikuar tek: politike, më 09:04 03-05-2015

Një incident ka ndodhur ditën e premte në Shkozet të Durrësit ku simpatizantë të PS-së dhe PD-së janë konfrontuar fizikisht me njëri tjetrin. Sipas PD-së, kanë qenë simpatizantët e PS-së shkaktarë të incidentit, pasi janë munduar të pengojnë aktivitetin elektoral të kandidates demokrate Grida Dumës.

Nga zyra e shtypit të kandidates shprehen se, dy automjete me flamuj të PS-së e kanë penguar Dumën në takimet që kishte me banorët e zonës, në lagjen 14 në Shkozet. Drejtuesit e makinave kanë provokuar duke u rënë borive pa pushim dhe duke xhiruar gomat e më pas janë konfrontuar fizikisht me mbështetësit e kandidates demokrate. Është dashur ndërhyrja e Policisë për të normalizuar situatën në Shkozet.

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është distancuar nga këto ngjarje, madje ka akuzuar PD-së se ka inskenuar për qëllim politike këtë incident.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD e Vlorës dërgon në Tiranë kampione të rërës për analiza, kërkon reagimin e shoqatave mjedisore
Veliaj: Mamaja dhe bashkëshortja ime po paguajnë faturën e angazhimit tim »
Article Logic
Execution time: 0.01969313621521
array(1) { ["section"]=> string(88) "publikohet-video-e-konfliktit-midis-simpatizanteve-ps-pd-ne-fushaten-e-grida-dumes-10185" }