Publikohet video e takimit Rama - Tsipras, kryeministri shqiptar flet për basketbollin

Publikuar tek: politike, më 09:32 30-09-2015

Mediat greke kanë nxjerrë momentet e para të takimit mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Nju Jork.

Përsa kohë që kamerat kanë qenë present në takim, të dy kanë diskutuar për sportin.

Kryeministri grek e pyet kryeministrin shqiptar për pasionin e tij të hershëm, basketbollin. “Kam luajtur te Dinamo dhe me kombëtaren” thotë Rama i cili pohon se nuk ka luajtur kurrë kundër Greqisë.

Edhe pse nuk duket në kamera është ministri i jashtëm grek që ndërhyn në debat: “Ishte një gabim?” pyet ai.

“Luanim me klubet. Kanë ardhur Aris dhe Panathinaiko. Por kanë luajtur me kampionen e Shqipërisë që në atë kohë ishte Partizani”. Rama kujton se në Shqipëri ka luajtur edhe basketbollisti më i mirë grek.

Ndërkohë pasi vjen edhe ministri i Jashtëm grek dhe ulet, debati mund të ketë vazhduar edhe me temat e nxehta për të cilat u shkruajt në media.

Ndër çështjet e diskutuara ishte marrëveshja e deteve; roli i peshkopit Anastas që sipas Tsipras ishte i rëndësishëm në Shqipëri, si dhe faktin që Greqia mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE. Ndërkohë që Rama vetë e ka ftuar homologun e tij grek në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Lexo edhe: Edi Rama kryeministër apo president i Shqipërisë? Diplomacia greke tjetër lapsus

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hetimet për letrën e Brahos, verifikim hyrje-daljeve në Burgun e Fierit
Tahiri i shkon 20 minuta në zyrë Metës »
Article Logic
Execution time: 0.020403146743774
array(1) { ["section"]=> string(89) "publikohet-video-e-takimit-rama-tsipras-kryeministri-shqiptar-flet-per-basketbollin-21992" }