Publikuan lajmin për ndarjen e tyre, Elvana dhe Flori do hedhin në gjyq portalet shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:11 03-11-2015 Publikuan lajmin për ndarjen e tyre, Elvana dhe Flori do hedhin në gjyq portalet shqiptare

Lajmi për një prishje të mundshme të kontratës midis Elvana Gjates dhe Flori Mumajesit po qarkullon prej pak ditësh në portale të ndryshme online. Në këtë mënyrë i është lënë hapsirë thashethemeve të shtohen duke kërkuar më shumë të gjejnë se përse Flori u nda nga Elvana se sa nëse është i vërtetë apo jo ky lajm. Mad ka kontaktuar sot me menaxherin e tyre, Andi Islami, i cili mohoi menjëherë zërat për një prishje të mundshme të kontratës midis producentit dhe këngetares bukuroshe. Ai u shpreh së këto thashetheme janë “0% të vërteta” dhe mbi të gjitha deklaroi se përgjegjësit e këtij lajmi, hipotetikisht të siguruara nga "burime të sigurta", do t’u duhet së shpejti të përballen me ato në gjykatë.

Vetë Elvana ka njoftuar në rrjetet sociale se më 7 nëntor së bashku me Florin do të mbajnë një koncert në Malmo të Suedisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022516965866089
array(1) { ["section"]=> string(95) "publikuan-lajmin-per-ndarjen-e-tyre-elvana-dhe-flori-do-hedhin-ne-gjyq-portalet-shqiptare-24569" }