“Puma” reagon pas grisjes së fanellave të Zvicrës: Do hetojmë

Publikuar tek: sport, më 18:57 20-06-2016 “Puma” reagon pas grisjes së fanellave të Zvicrës: Do hetojmë

Kompania e fanellave të kombëtares zvicerane “Puma” ka reagar pas grisjes së disa fanellave gjatë ndeshjes së djeshme kundër Francës.

Pas shakasë së Xherdan Shaqirit, i cili tha se shpreson që “Puma” të mos prodhojë ndonjëherë prezervativë, kompania ka reaguar duke thënë se po heton seriozisht grisjen e fanellave.

“Ne menjëherë filluam të hetojmë arsyen pse janë shqyer fanellat e Zvicrës. Shqetësimi kryesor i Puma është se gjithmonë duam të sjellim standard të lartë të cilësisë. Ne marrim pjesë në Euro 2016 edhe me fanellat e Austrisë, Çekisë, Italisë dhe Sllovakisë, por federatat e atyre vendeve na kanë konfirmuar se nuk kanë pasur ndonjëherë problem me fanellat”, thuhet në komunikatën e lëshuar.

Sipas Puma-s, grisja mund të ketë ndodhur nga përdorimi i materialeve të dobëta apo copës së skaduar vetëm në fanellat zvicerane pasi kombëtare të tjera nuk kanë raportuar probleme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi: Më jepni numrin e Conte-s. Na duhet fitorja e Italisë
Politikani i rëndësishëm shqiptar ideoi shqiponjën te fanellat e kombëtares (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.015249967575073
array(1) { ["section"]=> string(64) "puma-reagon-pas-grisjes-se-fanellave-te-zvicres-do-hetojme-44107" }