Punësimi i vajzës rome në ministri, ish-ministri i PD i kthehet Albana Vokshit: E pe ç’bëri Rama me babagjyshin e Vitit të Ri?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:10 09-01-2018 Punësimi i vajzës rome në ministri, ish-ministri i PD i kthehet Albana Vokshit: E pe ç’bëri Rama me babagjyshin e Vitit të Ri?

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, njëherësh edhe shkrimtari i njohur Besnik Mustafaj i është përgjigjur një komenti të deputetes së PD, Albana Vokshi, lidhur me punësimin e vajzës rome si këshilltare në ministrinë e Shëndetësisë në ditët e para të janarit.

Vokshi u thotë të rinjve se Rama e ka për detyrë punësimin e tyre dhe mos ta shikojnë si lëmoshë rastin e Eriglisës.

“Kjo puna qe cdo e mire shqiptareve duhet t'u vije nga Edi Rama eshte bere e peshtire... Punesimi i te rinjve apo kujdesi shendetesor jane detyra paresore te nje qeverie e te drejta themelore te qytetareve te cdo vendi....mos i pranoni si lemosha te Edi Rames babagjysh, por kerkojani si te drejta tuajat Edi Rames Kryeminister...”, shkruan Albana Vokshi, ndërsa i replikon Besnik Mustafaj me këtë moment: “Nuk eshte e peshtire kjo puna qe shqiptareve çdo e mire duhet t'u vije drejt nga duart e Edi Rames, e dashur Albana. Eshte e poshter, lenduese per nje shoqeri qe synon te futet ne Europe. E pate ç'beri me babagjyshin e vitit te ri?”.

Rasti i vajzës rome u njoh nga Rama në emisionin “E diela shqiptare” në ditën e fundit të 2017-ës, historia e së cilës preku zemrat e të gjithëve, ndërsa Rama e punësoi “live” si këshilltare në ministrinë e Shëndetësisë dhe Çeshtjeve Sociale.

 besnik.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022027015686035
array(1) { ["section"]=> string(130) "punesimi-i-vajzes-rome-ne-ministri-ish-ministri-i-pd-i-kthehet-albana-vokshit-e-pe-c-beri-rama-me-babagjyshin-e-vitit-te-ri-105965" }