Punësimi në Gjermani, ambasadorja në Tiranë tregon dy rrugët, flet për peshqit e mëdhenj dhe Tahirin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 17-11-2017 Punësimi në Gjermani, ambasadorja në Tiranë tregon dy rrugët, flet për peshqit e mëdhenj dhe Tahirin

Shqiptarët që shkojnë për azil në Gjermani kanë shanse thuajse zero për të përfituar.

Ka një rrugë ligjore përmes së cilës çdo person mund të shkojë në Gjermani e të integrohet atje.Sigurimi i një kontrate pune dhe marrja e një vize në Ambasadën Gjermanë në Tiranë është e vetmja rrugë që duhet të ndjekin shqiptarët që të emigruar në Gjermani.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” u sugjeron shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre, por për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e saj, Schütz tregon rrugën ligjore që mund të ndjekin. Ambasadorja Schütz bën të ditur gjithashtu se Gjermania mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, por thekson faktin se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe procesi i vetingut janë jetike për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë.

Ambasadorja gjermane nuk komenton vendimin e parlamentit për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por thekon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk duhet që imuniteti të përdorej pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Nga Kukësi ku ishte për të inauguruar hapjen e Qendrës për Informacion dhe Orientim për të Drejtat Sociale, Migracionin, Arsimin Profesional dhe Karrierën, projekt i financuar nga GIZ-i dhe vihet në zbatim nëpërmjet partneritetit me organizata të shoqërisë civile, ambasadorja Schütz i rikujton klasës politike shqiptare që të duhet të çojnë deri në fund procesin e vetingut, të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

1.Shqipëria është renditur si një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani. Sa janë shanset që një shqiptar të marrë azil në Gjerman? Çfarë rruge duhet të ndjekin shqiptarët për të shkuar dhe më pas për t’u integruar në shoqërinë gjermane?

Është një kënaqësi që e bëni këtë pyetje, sepse është shumë e rëndësishme për ne. Vazhdon të ketë shumë shqiptarë, të cilët po shkojnë në Gjermani dhe aplikojnë atje për statusin e azilantit, megjithëse nuk ka asnjë lloj arsyeje për ta bërë këtë, sepse Shqipëria është vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe si e tillë, këtu për fat të mirë nuk ka përndjekje apo arsye, të cilat do të mundësonin dhënien e statusit të azilantit. Ne rekomandojmë që të gjithë shtetasit shqiptarë të ndjekin për këtë qëllim rrugët ligjore që ofrohen. Duke pasur një kontratë të rregullt pune, ata mund të shkojnë dhe të punësohen në Gjermani për t’u integruar ashtu si ju thatë, në shoqërinë gjermane. Informacioni për këtë mund të merret në qendrën e DIMAK-ut, e cila është një qendër informimi për çështje të migracionit dhe karrierës në Tiranë dhe në rast se shqiptarët paraqesin një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës gjerman, e cila duhet të përmbushe disa kushte, kryesisht kushtin e pagës, mund të paraqiten pranë Ambasadës Gjermane dhe të aplikojnë për një vizë punësimi për të shkuar më pas në Gjermani dhe të punësohen atje. Dëshiroj të plotësoj gjithashtu se ne mbështetin qeverinë shqiptare për të bërë të mundur që të krijohen vende pune për shqiptarët këtu dhe të ketë një zhvillim ekonomik të vendit, i cili të mundësojë qëndrimin e tyre këtu, pikërisht në mënyrë që ata të shfrytëzojnë aftësitë e tyre në vendin e tyre. Ndaj kemi përzgjedhur për këtë udhëtim moton “Dilja në Shqipëri”

2. Shqipëria po pret hapjen e negociatave për integrimin në Bashkimin Europian. Në gjykim tuaj kur do të hapen negociatat dhe sa po e mbështet Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së?

Gjermania e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ndërmarrë hapin e radhës për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian, pikërisht atë të çeljes së negociatave të anëtarësimit. Për Gjermaninë është mjaft e rëndësishme që rrugën e integrimit në Bashkimin Europian të plotësohen disa kushte bazë që kanë të bëjmë me prioritet kyçe të përcaktuara nga Komisioni i Bashkimit Europian, që janë para së gjithash reforma në sistemin e drejtësisë, procesi i vetingut, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shpresojmë shumë të këto hapa të mund të bëhen deri në progres-raportin e ardhshëm të Bashkimit Europian, i cili do të publikohet në pranverë dhe deri atëherë të jetë bërë progresi i duhur dhe i mjaftueshëm.

3. Muajin e fundit Parlamenti shqiptar rrëzoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. A ishte ky një mesazh politik për bllokimin e veprimit të drejtësisë?

Lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithësisht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria duhet të luftojë e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrat e tyre. Ne presim që Shqipëria të bëjë më tepër në këtë rrugë dhe e mbështesim Shqipërinë pikërisht në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

4. Në Shqipëri sapo ka nisur procesi i vetingut. Mendoni se ky proces do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga të inkriminuarit dhe si i komentoni deklaratat e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donal Lu për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”?

Krimi i organizuar është një problem që duhet të zgjidhet patjetër, është një prej kushteve themelore që Bashkimi Europian ka vendosur në kuadër të procesit të integrimit. Ne e përshëndesim shprehimisht faktin se procesi i vetingut tashmë ka filluar, megjithëse ka pasur përpjeke të ndryshme për ta ngadalësuar këtë proces. Ju e dini tanimë që ne mbështesim dhe konkretisht kemi mbështetur me kontribute procesin e vetingut, përmes misionit EURAILUS. Të gjithë e dimë që procesi vetingut është i rëndësishëm, i vështirë dhe i paprecedentë, është një proces i cili nuk ka të ngjashëm të vetët në vend apo në rajon, prandaj bëhet më i rëndësishëm fakti që të gjithë pjesëmarrësit të mund ta realizojnë këtë proces me seriozitetin më maksimal të mundshëm. Të vënë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme, në mënyrë që të krijohet një ide dhe një panoramë sa më e qartë rreth personave. Shpresa është që sistemi i drejtësisë në fund të jetë një sistem i pastruar nga radhët e të inkriminuarve. Në do të jetë 100% i tillë, kjo është diçka e diskutueshme, por ky është gjithsesi objektivi ynë.

5. Komenti juaj për deklaratën e ambasadorit Lu??

E thashë pak më parë, ne jemi me të njëjtin qëndrim si amerikanët se, krimi i organizuar duhet të luftohet me vendosmëri maksimale dhe se të gjithë ata persona, të cilët akuzohen për vepra kriminale, sigurisht që duhet të ndiqen dhe të dënohen. Kjo ka të bëjë sigurisht para së gjithash edhe me kokat e strukturave kriminale.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më jep 20 mijë euro, ose…”, çfarë i tradhëtoi babë e bir nga Kruja të zbuloheshin nga policia
Bagazhin e makinës plot me drogë, arrestohen 2 kuksianët (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.023432970046997
array(1) { ["section"]=> string(104) "punesimi-ne-gjermani-ambasadorja-ne-tirane-tregon-dy-rruget-flet-per-peshqit-e-medhenj-dhe-tahirin-99910" }