Punët e Edit: Muzeu i rrallë me avionin e Enver Hoxhës në dru (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:52 14-03-2017 Punët e Edit: Muzeu i rrallë me avionin e Enver Hoxhës në dru (FOTO)

Në Durrës është në përfundim e sipër një muze i veçantë.

Në të ndodhen rreth 15 objekte që piktori Edi Shuke i ka marrë dhe i ka riprodhuar në dru, duke shfrytëzuar foto të ndryshme të tyre, sic janë karroca të lloj-llojshme, pajtone, plugje të drunjta, mjete lundruese, objekte të jetës së përditshme në banesat e qytetit etj.,  deri te ndërtimi i një karroce me guzhineta me të cilën kanë luajtur të gjithë në fëmijëri, shkruan Vlora News.

Krahas asaj ka  konstruktuar një lokomotive të vjetër që funksiononte me qymyr. Ky objekt ka vlera historike për qytetin e Durrësit, si vendi ku u ngritën hekurudhat e para, dhe kur me ketë tip lokomotive durrsakët dhe tiranasit shkonin ne plazhe muajve të verës. Madje kanë ende nostalgji për atë kohë. Por Edi ka dhe projekte për ta pasuruar në të ardhmen këtë muze me objekte të përdorura në periudhën e diktaturës.

E ka filluar me një avion sovjetik që ia ka pasë dhuruar Enver Hoxhës Nikita Hurushovi. Pas disa kohe pune, tashmë avioni “është ulur” në pistën e muzeut të drunjtë të piktorit Edi Shuke. Avioni origjinal që u përdor për udhëheqjen erdhi në vitin 1957. Ai ishte IL-14, tip special, dhe për kohën ishte i një teknologjie të avancuar. Tashmë ai është në rujatje në një kënd të aeroportit të Rinasit. Afër avionit ka parkuar një makinë të dekoruar me dërrasa për të cilën thotë se e ka konstruktuar me karroceri si makinë të hapur Papale.

Piktori i njohur durrsak, Edi Shuke është një lëvrues i artit të ngjyrave në shumë dimensione. I apasionuar pas pikturës ai njëkohësisht ka realizuar një muze me objekte të kohëve të ndryshme që organet shtetërore nuk kanë arritur t’i ruajnë. Ndërkohe që punon me penel ai ka hedhur në letër historikun e artit dhe burrave të shtetit që ka nxjerrë vendi ynë si dhe qyteti i Durrësit.

Koleksionues fotosh të rralla dhe krijues i përditshëm, një nga biznesmenët e parë të qytetit pas rënies së sistemit diktatorial, ai përsëri gjendet çdo ditë në studion e vet duke “ dialoguar”  me telajon dhe penelin.  Këtë pasion ai ka dhjetëvjecarë që e ndjek, që nga fillimi i viteve ‘60 të shekullit te kaluar, kur thuajse fëmijë nisi të pikturonte dekoret e teatrit të fëmijëve me piktorin e njohur Vasil  Kokoshari.

 

 muze.jpg

Këtu ai nisi dhe pikturën dhe arriti të mbijetojë. Në dimensionet shumëplanëshe të një artisti, piktori durrsak Edi Shuke mbetet edhe një koleksionist dhe ruajtës i shumë objekteve me vlerë, duke i ekspozuar në muze të improvizuar që bashkëjetojnë me të. Studiues dhe i apasionuar pas historisë dhe kujtimeve të hershme, Edi Shuke koleksionon edhe foto të rralla artistike, ndërsa është i pandashëm nga telajo dhe peneli, frymëzim që e karakterizon dhe për të cilin nuk ndalet të eksperimentojë.

Ai i ndjen gjithnjë pranë dhe u është mirënjohes për ndihmën që i kanë dhënë një brez i madh piktorësh dhe skulptorësh të papërsëritshëm të këtij qyteti, të cilët i kujton me nostalgji si artistë të mëdhenj dhe si njerëz me shpirt të madh njëkohësisht. Edi sot eksperimenton në pikturë në të gjitha rrymat moderne të cilat i ka pasion. Pasi siç edhe shprehet, ai përzgjedh dhe preferon vetëm pikturat abstrakte.

 muzz.jpg

 

Madje dhe objektet që ka konstruktuar në oborrin e banesës së tij, ai i ka pikturuar me penel.  Projektet e Shukes janë të mëdha edhe për të ardhmen. Për qytetarët e Durrësit, ai  thotë se ka  pregatitur disa surpriza artistike që do të zbulohen për fansat e tij në muajt e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avokatja jep lajmin e madh për Velierën sot në Ditën e Verës
Mirela Kumbaro siç nuk e keni parë, Bledi Çuçi s’i ndahet në Përmet (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.024178028106689
array(1) { ["section"]=> string(71) "punet-e-edit-muzeu-i-rralle-me-avionin-e-enver-hoxhes-ne-dru-foto-71866" }