Punonjësi i bashkisë humbet jetën gjatë prerjes së pemëve, PD kërkon dorëheqjen kryebashkiakes Mandi

Publikuar tek: politike, më 19:41 20-08-2015 Punonjësi i bashkisë humbet jetën gjatë prerjes së pemëve, PD kërkon dorëheqjen kryebashkiakes Mandi Pemët e prera në Libohovë

Një punonjës i Bashkisë së Libohovës ka gjetur vdekjen gjatë punës që po kryente në prerjen e disa pemëve në qendër të qytetit.

41-vjeçari Genci Dervishi me anë të një vinçi ishte ngritur në një lartësi të konsiderueshme për të prerë degët e pemëve, por ky veprim ka rezultuar fatal për të. Dervishi është rrëzuar nga vinçi, ndërsa është transportuar me shpejtësi drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i bëj ballë dëmtimeve që kishte marrë në kokë, duke ndërruar jetë.

Kryetari i degës së PD-së për Gjirokastrën, Roland Bejko, nëpërmjet një deklarate për mediat, i ka kërkuar kryetares së bashkisë së Libohovës, Luiza Mandit, që të jap dorëheqjen pas kësaj ngjarjeje të rëndë. Sipas Bejkos, kryetarja Mandi me urdhrin e dhënë e ka çuar 41 vjeçarin drejt vdekjes. Ai shprehet se Dervishi ishte vënë përpara alternativës, të largohej nga vendi i punës ose të kryente punën pa asnjë masë sigurise. PD i ka bërë thirrje gjithashtu Prokurorisë që të hetojë këtë ngjarje.

Nga ana e saj, Bashkia e Libohovës është shprehur më herët se prerja e rrepeve po kryhej për shkak se ishin tharë dhe përbënin rrezik për kalimtarët.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Fasadat e pushtetit marrin jetë njeriu në Libohovë !

Luiza Mandi, Kryetarja e sapozgjedhur e Bashkisë, çoi sot drejt vdekjes me një urdhër të papërgjegjshëm punonjësin e mirëmbajtjes!

Ngutja për të kurruar sa më shpejt fasadat e rrugëve, shesheve, pemëve, e për t'ju a shitur qytetarëve si "punë të mëdha", që asnjëherë më parë nuk janë kryer këto 25 vjet, sot u pagua me kurbanin e radhës në bashkinë Libohovë.

Jashte cdo lloj kushti teknik dhe pa zbatuar asnje ligj, kryetarja e sapo zgjedhur e Bashkise Libohove znj. Luiza Mandi me urdhrin e gabuar, çoi sot drejt vdekjes punonjesin e mirembajtjes se Bashkise, te ndjerin Genci Dervishi, 47 vjec, një punonjes i papertuar, qytetar model, baba i dy femijeve tashme jetimë.

Pa asnje lloj kontrate tenderimi, apo dokumenti ligjor, Kryetarja e Bashkisë vendosi te nderhynte për prerjen e dy pemeve të larta në qendër të qytetit Libohovë, duke mos marrë asnjë masë sigurie për jetën e punonjesit të saj dhe duke mos respektuar asnje lloj procedure tenderimi per mjetet e renda qe vuri ne dispozicion per kete proces kaq delikat, por që fatkeqesisht dështoi dhe solli një tragjedi të rënde në një familje libohovite duke rrezikuar seriozisht dhe jetën e dy punonjësve të tjerë.

Ftojmë Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër, të nisë menjëherë hetimet se përse kryetarja e bashkise Libohove, znj. Luiza Mandi urdheroi punonjesin e saj duke e vënë para alternativës, ose të ruante vendin e punes, ose të kryente një punë kaq te rrezikshme pa marre asnjë masë sigurie.

Në c'menyre dhe mbeshtetur ne cilin ligj jane bere pagesat dhe kontraktimet e mjeteve te renda? Kush mban pergjegjesi per kushtet teknike , kur sot po trumbetohet me të madhe për luftë ndaj informalitetit?

Çfarë emri t'i vëmë këtij lloj informaliteti të znj. Mandi që mori sot një jete njeriu?

Znj. Luiza Mandi urgjentisht si ish-mjeke nen betimin e Hipokratit, sot kokeulur duhet te jape doreheqjen për papergjeshmeri në kryerjen e detyrës, ti kërkojë ndjesë publike familjes që i shkaktoi tragjedinë me papergjeshmerinë e saj , të mos ndërmarë asnjë nismë për falsikim dokumentesh pasi do të mbaje pergjegjesi penale, të lejojë organet e drejtesisë të thonë fjalën e tyre si dhe të ketë transparencë për të gjitha urdhrat dhe veprimet e kryera për mediat dhe opinionin publik.

Me këtë rast,

Partia Demokratike Dega Gjirokastër i shpreh ngushëllimet më të thella familjes; fëmijve, bashkëshortes, prindërve dhe të afërmve të të ndjerit Genci Dervishi, duke besuar se me ndihmën e zotit do të munden të gjejnë forcën e duhur për të përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur !

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhelal Mziu shëndosh e mirë pas aksidentit, inspekton punimet në Kamëz
Kokëdhima takon Metën në Sarandë, a do të ketë paqe PS-LSI? (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.028128862380981
array(1) { ["section"]=> string(105) "punonjesi-i-bashkise-humbet-jeten-gjate-prerjes-se-pemeve-pd-kerkon-doreheqjen-kryebashkiakes-mandi-18830" }