Punonjësi i Donald Trump shan pronarin pas etiketimit të meksikanëve si trafikantë

Publikuar tek: bota, më 20:29 19-08-2015

Ricardo Aca e dinte që do të pushohej nga puna. Por ai donte që ta nxirrte publikisht filmimin. Ai shfaqet në video duke treguar nga celulari i tij fjalimin e Donald Trump që i quan meksikanët që hynë në SHBA si përdhunues, kriminalë dhe trafikantë droge. Më pas Aca, në mënyrë të qetë, tregon historinë e tij.

Ai është një 24 vjeçar emigrant nga Meksika që ka përfunduar kolegjin në Queens dhe tani punon në restorantin Koi Soho pikërisht në Trump SoHo Hotel. Ai realizoi një video të shkurtër dhe një mik e postoi në facebook të hënën. Brenda 24 orëve video u pa mbi 300 mijë herë.

“U ofendova sepse nuk jemi këta që thotë Tramp. Unë nuk jam i tillë. Asnjëri nga ata që njoh dhe që janë emigrant, nuk janë të tillë” tha Aca në një intervistë të martën, ndërkohë që kishte veshur një Tshirt të skuadrës kombëtare të Meksikës.

Video, sipas Nju Jork Times ka hapur debat për ligjshmërinë e emigrantëve në SHBA.

“E dija se do të humbisja punën vetëm se fola për Trump, thotë Aca në video. Por nuk ndihem krenar që të shkoj përditë në punë, nën emrin e tij”.

Ai e përshkruan veten si një emigrant i padokumentuar që erdhi në SHBA në moshën 14 vjec. Në video nuk thotë nëse i ka marrë dokumentet për të qëndruar legalisht në SHBA. Ai ka qenë pjesë e një vale emigrantësh që shkuan në SHBA si fëmijë dhe që kanë marrë leje pune nën programin e vitit 2012.

Vetë Donald Trump thotë se ai nuk do ti kërkojë pronarit të Acas që ta ndëshkojë ndërkohë që shton se “do të më duhet të shoh dosjen e tij”. Aca shkoi në Nju Jork nga Puebla, Meksikë, me motrën e tij 12 vjecare. Nëna e tij thotë se hyn ilegalisht në SHBA sepse të aplikoje për vizë ishte e pamundur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034696817398071
array(1) { ["section"]=> string(88) "punonjesi-i-donald-trump-shan-pronarin-pas-etiketimit-te-meksikaneve-si-trafikante-18740" }