Punonjësja e FSHF-së kërcënon hapur tifozin: Do ta paguash shtrenjtë! Kam 35 kushërinj meshkuj…

Publikuar tek: sport, më 18:17 18-07-2016 Punonjësja e FSHF-së kërcënon hapur tifozin: Do ta paguash shtrenjtë! Kam 35 kushërinj meshkuj…

Disa ditë më parë, kryetifozi i grupimit “Tifozët kuqezi” postoi një e-mail të dërguar gabimisht të Armando Dukës drejt tyre. Në fakt destinacioni i e-mailit të Dukës, ishte për Elira Kajtazin që punon pranë FSHF-së, por gabimisht i është dërguar edhe tifozëve të kombëtares.

Pasi kryetifozi e denoncoi këtë skandal nëpër media, sot tifozi denoncon punonjësen Kajtazi për kërcënim.

Mesazhi kërcënues:

“Ti Skënderbe do ta paguash shumë shtrenjtë këtë që ke bërë. Unë jam Elira. Më ke cënuar privatësinë, kush je ti që shkruan emrin dhe mbiemrin tim në fb? Unë kam familje, jam nëna e një fëmije të vogël, kam një bashkëshort, kam 3 vëllezër dhe 35 kushurinj meshkuj të cilët janë shqetësuar shumë për këtë gjë sepse unë nuk jam një person publik.

Po të paralajmëroj! Sa të kthehem nga pushimet do të denoncoj!

Ti Skënderbe nëse je burrë, merru me burrat, jo duke nxjerrë emrin e një nënë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të të vijë turp! Ti nuk je shqiptar se një shqiptar nuk merret me femrat. Edhe aq më tepër që nuk kam lidhje fare”, shkruan punonjësja.

Ndërsa përgjigja e kryetifozit ishte:

“Je person publik dhe punonjëse e një institucioni privat. Kërcënimet të gjitha ktheji mbrapa sepse nuk vlejnë për mua, besomë. Ne kemi postu vetëm një të vërtetë, kaq. Sa për denoncim bëje nga tani, dhe të lutem ta bësh”.

Para disa ditëve presidenti Duka, u përfshi në një konflikt me tifozët kuqezi, ku ai i kishte dërguar një mesazh në e-mail Kajtazit, ku shante tifo-grupin kuqezi. Por gabimisht ky mesazh kishte përfunduar edhe në inboxin e këtyre tifozëve./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Harrojeni Messin, këtë verë gruaja e tij është në qendër të vëmendjes
Pas Europianit, futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë »
Article Logic
Execution time: 0.07436203956604
array(1) { ["section"]=> string(98) "punonjesja-e-fshf-se-kercenon-hapur-tifozin-do-ta-paguash-shtrenjte-kam-35-kusherinj-meshkuj-47013" }