Pus NAFTE brenda ZONËS SË MBROJTUR, zyrtari i PD publikon ‘shifrat e çmendura’: Hajdutë të tillë s’më kishin zënë sytë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:14 22-02-2018 Pus NAFTE brenda ZONËS SË MBROJTUR, zyrtari i PD publikon ‘shifrat e çmendura’: Hajdutë të tillë s’më kishin zënë sytë

“Pus nafte brenda zonës së mbrojtur”!

Kështu shkruan me nota revolte Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD referuar lejes së vitit 2015 për të ndërtuar një pus në zonën qendrore të Nartës.

Malltezi thotë se arsyeja që Rama shkeli ligjin është Sorosi, pra interesat e biznesmenit.

“Pse paguhet Agjensia për zonat e mbrojtura me 230 punonjës që shpenzon 90,000 USD në muaj dhe 6,000 USD dieta në muaj kur në zonat e mbrojtura mund të hapen edhe puse nafte? Apo që drejtori i agjensisë të çojë 336 milionë lekë nga buxheti i agjensise tek shoqata ku ishte drejtor vetë deri ne 2014?”, pyet Malltezi ndërsa shton i revoltuar se ‘hajdutë’ të tillë nuk i kishin zënë sytë.

REAGIMI I PLOTË:

Pus nafte brenda zones se mbrojtur! Ja pse vjedhin hajdutet dhe nuk ka asnje pergjigje. Behen ure per shkeljet e ligjit nga Soros dhe per pasoje perlajne gjithe buxhetin e agjensise per shoqaten e vet por nuk i hyn gjemb ne kembe se kane blere gjithe gjyqsorin dhe prokurorine. 
Rama shkeli ligjin dhe dha leje per pus nafte mu brenda zones qendrore te zones se mbrojtur te Nartes ne 2015 POR pse do shkelte ligjin? Se kishte interesa Soros. Dhunohet ligji per Zonat e Mbrojtura, dhunohet Strategjia e Biodiversitetit, dhunohet Plani i Menaxhimit te Zones se Mbrojtur Vjose-Narte, e qeveria fshihet. Pse paguhet Agjensia per zonat e mbrojtura me 230 punonjes qe shpenzon 90,000 USD ne muaj dhe 6,000 USD dieta ne muaj kur ne zonat e mbrojtura mund te hapen edhe puse nafte? Apo qe drejtori i agjensise te coje 336 milione leke nga buxheti i agjensise tek shoqata ku ishte drejtor vete deri ne 2014? Ndihet i trimeruar drejtori se kur kryeministri kerkon shkelje ligji vete per hater te sorosit behet deti kos dhe vidhet nga te gjitha anet. Hajdute te ketille nuk kishim pare me sy.

28058981_10156002376588190_6322699208286185480_n.jpg

p1.jpg

p4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emërimi i dy drejtorëve nga Mirela Kumbaro, reagon Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Konkurset e ministrisë një farsë, jo garë mes specialistësh
»
Article Logic
Execution time: 0.024825096130371
array(1) { ["section"]=> string(121) "pus-nafte-brenda-zones-se-mbrojtur-zyrtari-i-pd-publikon-shifrat-e-cmendura-hajdute-te-tille-s-me-kishin-zene-syte-111079" }