Pushimet ju bënë të dilnit nga vetja dhe shtuat peshë? Blerina tregon sekretet: Si mund t’i HIQNI kilogramët e tepërt fare thjeshtë

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 07:59 01-09-2018 Pushimet ju bënë të dilnit nga vetja dhe shtuat peshë? Blerina tregon sekretet: Si mund t’i HIQNI kilogramët e tepërt fare thjeshtë

Të paktën dy herë ne vit, i japim “leje” vetes ta shkelim dietën dhe të mos i përmbahemi regjimit ushqimor. Për vit të ri dhe gjatë pushimeve të verës. Shtatori është muaji që mbyll thuajse zyrtarisht pushimet me diell dhe temperatura të larta, na rikthen në jetën normale, në familje, në punë dhe për pasojë dëshirojmë të kemi edhe peshën tonë normale.

 

Sigurisht që këtu e kam fjalën për të gjithë ato që si puna ime, nuk u shqetësuam fare, madje i shijuam shumë ato 2-3 kilogramë që morëm. Duke u justifikuar gjithmonë para pjatave dhe alkolit: se i meritojmë disa ditë pa e vrarë mendjen për dietën dhe peshoren. Në këto kushte përballja me pasqyrën nuk është gjithmonë aq e dëshiruar, por le ta pranojmë që pushimet me diell, të karikojnë ndryshe nga ato të dimrit dhe jemi gati për ta rikthyer trupin në peshën dhe formën e duhur.                                     

Rikthimin në peshën e duhur!                                

Akoma pa u kthyer mirë ne shtepi, mendja na punon tek dieta, palestra më e afërt, hecjet e gjata, tonifikimi i trupit etj. Por kujdes, jo vetëm truri por edhe trupi e ka pakëz te vështirë rikthimin në normalitet. Ndaj nuk është fare e këshillueshme që nga një ditë e mbushur me pica, peshk, ëmbëlsira, verë, pije te gazuara e shumë të tjera si këto te kalojmë në dite ku “jetojmë” vetëm me supë. Në këtë rast jemi duke bërë më shumë dëme sesa duke ndrequr punë. Sepse edhe trupi ka nevojë për energjitë e duhura për të ndryshuar ritmin e tij të pranimit dhe përpunimit të ushqimit. Pra nuk mund ta boshatisim atë fare dhe të pretendojmë se do te hedhim ato dy tre kilogramë. Kemi humbur vetëm masën muskulare në këto kushte dhe asnjë gjë nga masa dhjamore. Ai, dhjami eshtë ende aty duke pritur të aktivizohet dhe të shtojë volumin e tij sapo ne të ndërpresim ‘grevën e urisë’. Dhe rëndom pas kësaj faze dëgjohet shpesh: kilen e parë e hoqa menjëherë tani as edhe 100 gramë! Ndaj duhet të mësohemi të kemi durim, dhe të pranojmë faktin që pesha kërkon më shumë kohë të hiqet sesa të vihet.                          

Cila është zgjidhja e duhur?!                                      

Që ne mos e vendosim organizmin tonë një stres dhe mos ta çojmë atë në sforco, do të na duhet ta mbajmë makroushqimorët për të cilët ai ka nevojë. Asnjë mëngjes dhe asnje darkë nuk duhet eleminuar plotësisht, madje një herë në javë në këtë fazë mund të dalim edhe për ndonjë darkë jashtë me miqtë, por edhe mund të konsumojmë ëmbëlsira. Sa më shumë ndiqet një skemë e tillë, aq më shumë do të ndihemi në formën e dëshiruar. Por sigurisjt që edhe kjo skemë si shumë të tjera ka rregullat e veta: duhet të shtojmë konsuminin e ujit, patjetër 1.5 litër në ditë do ta konsumojmë, duhet të heqim dorë nga pijet me gaz dhe gjërat e skuqura. Do të na duhet të zgjedhim tek familja e karboidrave gjithmonë ato integralet, oriz integral, makarona, cerealë, krekrës, bukë gjithçka integrale. Dhe tek proteinat do të zgjedhim gjithmonë ato më pak të rëndat, peshkun, pulën, gjelin, dhe do të evitojmë mishin e kuq dhe atë të përpunuar.  Dhe si fillim për të mos i hequr në mënyrë të rreptë dhe agresive ëmbëlsirat dhe sheqerin e bardhë organimit, do te fillojmë mengjeset me recel dhe fruta stine.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DUHET LEXUAR! Blerina rendit sëmundjet me riskun më të lartë të vdekshmërisë, nuk do e besoni nga se SHKAKTOHEN
»
Article Logic
Execution time: 0.023408889770508
array(1) { ["section"]=> string(136) "pushimet-ju-bene-te-dilnit-nga-vetja-dhe-shtuat-peshe-blerina-tregon-sekretet-si-mund-t-i-hiqni-kilogramet-e-tepert-fare-thjeshte-132820" }