Pushimi i çështjes për dhunën ndaj Strazimirit, Berisha: Opozita po vihet në gijotinën e regjimit

Publikuar tek: politike, më 10:34 10-06-2015 Pushimi i çështjes për dhunën ndaj Strazimirit, Berisha: Opozita po vihet në gijotinën e regjimit

Ish-kryeministri Sali berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj deputetëve të maxhorancës Pjerin ndreu dhe Arben Frroku , të cilët akuzoheshin për ushtrim dhune ndaj kolegut të tyre demokrat Gent Strazimiri.

“E drejta dhe sëbashku me të edhe opozita në gijotinën e regjimit! Të dashur miq, në një hark kohor më pak se dhjetë ditor, nën diktimin e Edi Ramës, Gjykata e Lartë e vendit ka dhene dy vendime të pashembullta në historine e pluralizmit politik dhe në kundershtim flagrant me parimet themelore të drejtesisë shqiptare dhe europiane.Pak ditë më parë kjo Gjykatë denoi me kundravajtje penale për shpifje, dy drejtues kryesor të PD për deklaratat e tyre politike, per shkak të detyrës, kundër Edi Ramës. Ky vendim, i pari i këtij lloji në historine e pluralizmit të vendit është në kundershtim flagrant me të gjitha gjykimet dhe direktivat e Gjykates Europiane të të Drejtave te Njeriut. Sot Gjykata e Lartë, e shndërruar në hanxhar të regjimit të Edi Rames, përdhosi me vendimin e saj politik të drejten ne vetdijen e çdo qytetari. Ajo, me urdhër të Edi Rames pushoi çeshtjen e goditjes në Parlament nga banditët me imunitet të PS, Ndoka dhe Ndreu, të deputetit Genti Strazimiri, akt që tronditi vendin dhe neveriti botën. Me këto vendime, haptas politike armiqësore të Gjykates së Lartë për opozitën shqiptare, krijohet një situatë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë” , shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, “Ne këtë regjim sot e tutje në institucionin suprem të drejtësisë për opoziten ka ndëshkim dhe jo të drejtë. Opozita vendoset sot para alternativës me të rëndë në tërë historine e saj. Edi Rama, ky bastard i bllokmenëve hoxhist, mendon dhe beson se me këte vendim i dha duart dhe vendosi në gijotinë opozitën e vendit. Sot më shume se kurrë opozita duhet të ngrihet e gatshme për cdo vendim, çmim dhe sakrificë, për të mbrojtur ekzistencen reale të saj! sb” përfundon Berisha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Të luftojmë për çdo votë, që çdo banor të vijë në drejtimin e duhur
Pushimi i çështjes për dhunën në Kuvend, Basha: Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit »
Article Logic
Execution time: 0.013653039932251
array(1) { ["section"]=> string(101) "pushimi-i-ceshtjes-per-dhunen-ndaj-strazimirit-berisha-opozita-po-vihet-ne-gijotinen-e-regjimit-13176" }