Pushimi i çështjes për dhunën në Kuvend, Basha: Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit

Publikuar tek: politike, më 10:41 10-06-2015 Pushimi i çështjes për dhunën në Kuvend, Basha: Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit

Kryetari i Partisë demokratike e ka cilsuar “lajm të zi” vendimin e Gjykatës së Lartë  për pushimin e çështjes për dhunën në Kuvend të ushtruar nga deputetët e maxhorancës ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri.

“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zezë”, shkruan Basha.

Kryetari i PD-së thekson se “Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushimi i çështjes për dhunën ndaj Strazimirit, Berisha: Opozita po vihet në gijotinën e regjimit
Qeveria vendos të dëmshpërblejë banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.49287891387939
array(1) { ["section"]=> string(106) "pushimi-i-ceshtjes-per-dhunen-ne-kuvend-basha-rama-vulosi-vepren-e-tij-te-kriminalizmit-te-pushtetit-13177" }