Pushimi i çështjes për Gjutën e Brukën, reagon Berisha: Tritolin e vuri Saje qorri pasi u rrah

Publikuar tek: politike, më 18:35 13-04-2016 Pushimi i çështjes për Gjutën e Brukën, reagon Berisha: Tritolin e vuri Saje qorri pasi u rrah

Prokuroria ka shuar masën e arrestit dhe ka rrëzuar akuzat për terrorizëm dhe grup kriminal që rëndonin mbi Vladimir Gjutën të dyshuar për tritolin e vendosur në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Për të njëjtat akuza, Prokuroria ka pushuar edhe Baftjar Brukën që u arrestua në Suedi dhe u ekstradua në Shqipëri në janar 2016.

Lidhur me këtë ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha sipas të cilit, vendosësi i tritolit është vetë ministri.

Reagimi i plotë i Berishës:

“Te dashur miq, sot prokuroret e dosjes Gjuta, qe deri tani kane bere lojen e Saje qorrit, pasi nen presionin e vet Sajes dhe fallsifikimit te provave, arrestuan 7 pjestare te familjes Xhuta per vendosje tritoli tek Farmacia dhe perballe shtepise te kotrabandistit Bashkim Tahiri, urdheruan lirimin e me kryesoreve prej tyre, Vladimirit dhe Brukes!

Duhet thene se, qe ne fillim, tingellonte qesharak pretendimi se ne vendosjen e eksplozivit kishin marre pjese 7 vete, pasi per nje akt te tille nuk mund te marrin pjese, pa qene idioter, 7 pjesemarres.

Pavaresisht se Bashkim Tahiri eshte nje kotrabandist i certifikuar i ilaçeve, kam denuar dhe denoj si akt terrorist vendosjen e cdo eksplozivi, ne farmacine e tij apo karshi baneses se tij. Personalisht nuk i njoh Xhutet dhe nuk di asgje per veprimtarine e tyre dhe nuk bej aspak mbrojtjen e tyre sepse kane avoketerit e vet, por te akuzosh 7 vete nga nje familje per kete akt, nderkohe qe thuhet gjeresisht se Gjutet , qe u arrestuan me mace dhe minj perveç gjyshes 90 vjeçare, kohe me pare e kishin zhdepur ne dru Saje qorrin, shtrire perdhe se bashku me nje mikun e tij, pasi ishte sjelle ndaj tyre si rrugaç. Ndaj dhe kur Saje u be minister do u kthente restin jo vetem me çunat e krimit ne polici por dhe ne prokurori, gje qe eshte nje shkelje shume e rende e te drejtave te njeriut, nje veper kriminale.

Pikerisht per kete motiv, i kerkoj prokurorit te pergjithshem te beje transparent qendrimin e vartesve te tij dhe ti vendose para ligjit per mashtrimin e tyre kriminal ndaj publikut shqiptar, ne rast se vertetohet, se bashku me Saje qorrin dhe çunat e tij te krimit si dhe per arrestimin dhe mbajtjen ne burg te Gjuteve me prova te porositura apo te fallsifikuara me qellim akuzen e tyre.

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nise urgjent hetimin direkt per kontrabandistin Bashkim Tahiri, djalin e tij Saje qorri, per rolin e tyre ne vendosjen e tritolit ne Farmacine e Bashkimit dhe karshi shtepise se tij nese jane te implikuar ne kete akt me qellim qe te lajne hesapet e tyre me Gjutet qe kishin zhdepur me pare Saje qorrin! “

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe pranon përplasjen fizike në Kuvend: Spaho më kërcënoi, jam i hapur për këdo
Dje pjesë e fushatës “Unë Mbroj fëmijët”, sot kryebashkiaku dhunoi nënat e tyre »
Article Logic
Execution time: 0.023043870925903
array(1) { ["section"]=> string(98) "pushimi-i-ceshtjes-per-gjuten-e-bruken-reagon-berisha-tritolin-e-vuri-saje-qorri-pasi-u-rrah-37620" }