“Pushoooo…”, ju kujtohet “shpërthimi” i Blendi Fevziut? Si e komenton Artan Lame pas 4 vitesh: S'e mora vesh kurrë me kë e pata (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:05 24-05-2017

“Shpërthimi” i moderatorit Blendi Fevziu në një nga emisionet e tij 4 vjet më parë bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Një debat me mjaft tension mes Fevziut dhe Artan Lames, ndërsa i pranishëm ishte edhe i ndjeri Sokol Olldashi dhe tema e emisionit kishte në fokus investimet për rrugët e infrastrukturën. Në një moment gazetari shfaqet i papërmbajtur dhe urdhëron Lamen me tone të ashpra të mos flasë duke i thënë disa herë: Pushoooo…

Sot, 4 vjet më vonë Lame e kujton këtë moment dhe shkruan në facebook se ende nuk e ka kuptuar se me kë e pati debatin, me Fevziun apo me Olldashin.

STATUSI I PLOTË

M' KOT...

Një prej të paktave të mira të Fb, është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti vetë i ke harruar.

Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pa ndjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në OPINION, që se mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.

Kaluan 4 vjet qe atehere, Sokoli u bë për rrahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m' kot therremi e shkulemi...

A.

ps. Fragmentin që po sjell këtu, e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12583494186401
array(1) { ["section"]=> string(131) "pushoooo-ju-kujtohet-shperthimi-i-blendi-fevziut-si-e-komenton-artan-lame-pas-4-vitesh-s-e-mora-vesh-kurre-me-ke-e-pata-video-79766" }