“Pushteti ju vrau”

Publikuar tek: analiza-komente, më 20:07 05-08-2016 “Pushteti ju vrau”

Nga Arbër Hajdari

Shqipëria është vendi ku kryqëzohen këndvështrime të kundërta, ku kryqëzohen rrugë dhe platforma të ndryshme, ku në ajër fluturojnë premtime të pambajtura, ku rrugët janë mbushur plot me shpresa të vrara në aksidente që nuk ndodhin për shkak të shpejtësisë, por për shkak të besimit. Por cuditërisht, kudo arrijmë të shohim një fenomen të njëjtë, që pak e nga pak po na gërryen për të na copëzuar si shoqëri. E në fakt po ta mendosh thellë, është pikërisht kjo gjeneza e dështimit të vlerave morale.

Një gënjeshtër e madhe vjen tek ne si një e vërtetë e madhe. Ne me vetëdije të plotë e blejmë si të vërtetë, e gjykojmë si të tillë, dashurohemi pas asaj gënjeshtre, e jetojmë si të vërtetë dhe në fund vdesim duke e kuptuar se kjo e vërteta na paskësh vrarë që shumë kohë më pare… Eshtë servilizmi, pikërisht hipokrizia më e madhe bashkëkohore, përulja e përkulja e dinjitetit njerëzor.

Po cdo medalje, ka anët e saj pozitive dhe negative.

Përpos lukseve që kujtojmë se mund të gëzojmë me anë të servilizmit, ne humbasim lirinë. Ato lukse na jepen për ti shijuar, deri në momentin që nuk cënojmë ata që qëndrojnë mbi ne. Dhe realisht kjo ka një kosto mjaft të lartë, për askënd nuk është e lehtë të puthë duart e eprorit për të shkuar me pushime, apo dhe për të pasur një zyrë.

Me pak fjalë servilizmi na sakrifikon dinjitetin, na sakrifikon krenarinë, por a ia vlen?

A ia vlen të humbasësh lirinë njerëzore për të pasur një post? A ia vlen të thyesh parimet e të flakësh principet e tua për të pasur para?

Tani po u drejtohem të gjithë atyre që e ndjejnë se janë pjesë e këtij grupi shoqëror pavarësisht se nuk e pranojnë, të gjithë biem dakord se disa të vërteta kemi frikë tia themi edhe vetes, sepse dhe ajo do të na përbuzë.

Mund të keni triumfuar në ambiciet tuaja, mund të keni arritur atë që tërë jetën keni luftuar ta keni, pushtetin, por keni dështuar në përpjekjen më të madhe në jetë, të jeni njerëz të mire, të jeni humane, se i vetmi ndryshim që na ndan nga bota shtazore janë ndjenjat, e kur i humbim ato, po aty keni humbur veten. Keni humbur shpirtin.

Vazhdoni pra, në luftën tuaj të vogël për të arritur sa më lart, se luftën hyjnore e keni humbur tashmë.

Pushteti ju vrau!

Më shumë në këtë kategori: « Unë jam ai turisti rus, që bleva vdekjen time në Shqipëri!
Për shpirtin e kryeveprës, polifonisë »
Article Logic
Execution time: 0.01711893081665
array(1) { ["section"]=> string(22) "pushteti-ju-vrau-48905" }