“Pushtohet” Himara, arti dhe poezia mbledhin artistët më në zë të bregdetit jonian (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:54 18-03-2017 “Pushtohet” Himara, arti dhe poezia mbledhin artistët më në zë të bregdetit jonian (FOTO)

Mes freskisë së detit dhe bukurive të papërshkrueshme që të ofron bregdeti i Himarës u zhvillua sot edicioni i shtatë “Shtigjet e vendlindjes", që ka bërë bashkë poetë, shkrimtarë e artistë të njohur si Josif Papagjoni, Sadik Bejko, Ilirjan Zhupa, Diana Çuli etj.

Në këtë aktivitet u mblodhën kryesisht autorë të bregdetit jonian që kanë spikatur me krijimtarinë e tyre më të mirë ndër vite.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku i Himarës Gjergji Goro, i cili e cilësoi këtë event si një vlerë të shtuar të zonës joniane.  

“Do të mbështetet vazhdimisht ky event sepse historia, letërsia e arti janë ato që i mbijetojnë kohës. Buzë detit në Himarë u mblodhën profesorë e shkrimtarë të bregut, grupi polifonik i Himarës, si vlerë e shtuar e këtyre viseve”, u shpreh Goro.

17391818_10209308516891962_2058327862_n.jpg

 Nga ana tjetër, akademiku i njohur Përparim Kabo duke vlerësuar këtë edicion, përcolli mesazhe të rëndësishme.

“Sot ditë e shënuar për vet vendin tonë. Shqipëria po kalon në momente të veshtirav në krizë dhe ata që e krijuan nuk e dine ku e çojnë. Mendimi është i rrezikuar nga errësira që vende - vende është analfabetizëm shkencor, është rrezikuar nga injoranca. Jemi mbledhur në Himarë për një shembull ndryshe. Nëse ruajmë traditën e identitetin, duhet të krijojmë vepra dhe pastaj Shqipëria bëhet”, u shpreh akademiku Kabo. 

17351231_10209308516971964_3012536_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njeriu i “Vajzës së Valëve” ende gjallë e në jetë, spektakël dhe lot nga Himara (VIDEO)
Ditë e rëndësishme sot për të papërsëritshmin Mehdi Malka »
Article Logic
Execution time: 0.019618988037109
array(1) { ["section"]=> string(90) "pushtohet-himara-arti-dhe-poezia-mbledhin-artistet-me-ne-ze-te-bregdetit-jonian-foto-72350" }