Pushuesit shqiptarë preferojnë më shumë Turqinë dhe Greqinë. Ja cilat janë arsyet

Publikuar tek: ekonomi, më 15:30 22-06-2016 Pushuesit shqiptarë preferojnë më shumë Turqinë dhe Greqinë. Ja cilat janë arsyet

Tashmë erdhën pushimet, dhe qershori  është muaji  nismëtar i tyre. Agjensitë turistike i propozojnë  ofertat e tyre ndërsa qytetarët zgjedhin se ku do ta kalojnë pushimet.

Sipas  informacioneve nga agjensitë turistike, Greqia është destinacioni më i kërkuar ndërsa çmimet variojnë nga 200 euro e  më lartë.

Ekziston interes edhe për Turqinë, Kroacinë dhe destinacione të tjera por Greqia është destinacioni më i kërkuar. Maqedonia është bërë destinacion interesant për turistët, jo vetëm për turizmin veror, por dhe atë dimëror.  

Të dhënat nga viti i kaluar tregojnë se rreth 170 mijë turistë turq kanë ardhur në Maqedoni. Arsyeja  kryesore e fluksit të turistëve në maqedoni është afërsia gjeografike.

Sipas të dhënave të Entit Statistikor Shtetëror numri i turistëve të huaj në muajin mars 2016 arrin në 44 mijë e 593 ndërsa numri i bujtjeve në 94 mijë e 566. Numri i turistëve në muajin mars 2016 krahasuar me marsin e vitit të kaluar është rritur për 23.3

Shqiptarët jashtë vendit më shumë udhëtojnë në Turqi dhe Shqipëri.  Sipas agjensive, shqiptarët më shumë kërkojnë Turqinë e më pas Shqipërinë. Destinacionet më të kërkuara në Turqi janë Alania, Antalia, Bele dhe Side. Në qershor aranzhmanet janë më të lira për shkak të agjërimit dhe fillimit të sezonit. Çmimet variojnë nga 280 euro e më lartë.

Një pjesë e pushuesve shqiptarë që vijnë nga jashtë në Shqipëri, shkojnë në Durrës, ku çmimet variojnë nga 25 euro për person në ditë, ndërsa destinacion popullor është edhe Saranda. Gjithashtu edhe Greqia është destinacion i kërkuar.

Bregdeti_turk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036990880966187
array(1) { ["section"]=> string(132) "pushuesit-shqiptare-preferojne-me-shume-turqine-dhe-greqine-ja-cilat-jane-arsyet-nder-me-kryesoret-cmimet-e-paketave-turistike-44275" }